Reagimet ndaj vendimit saudit për Haxhin: Kritikë, mbështetje, pezmatim…

Hidhërimi mbretëroi midis miliona muslimanëve pasi Arabia Saudite mori vendimin për të zvogëluar numrin e pelegrinëve në Haxhin e këtij viti dhe për ta kufizuar atë në disa qindra qytetarë dhe banorë të Arabisë Saudite, pra për shkak të pandemisë së virusit koronar COVID-19.
Pasuan reagime të ndryshme nga vendet muslimane ndaj këtij vendimi saudit. Disa vende kanë shprehur mbështetje për këtë veprim, të tjerë e kanë kritikuar atë, dhe shumica e vendeve heshtin dhe nuk kanë shprehur ende ndonjë impresion për këtë çështje.
Më poshtë janë disa nga pikëpamjet dhe procedurat më të spikatura të njoftuara deri më tani në disa vende muslimane pas vendimit saudit për të reduktuar Haxhin këtë vit në një numër shumë të kufizuar të përfaqësuesve të kombësive të ndryshme tashmë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, duke iu nënshtruar masave paraprake.

Turqia: E drejta mbetet, pagesa kthehet

Drejtoria për Çështje Fetare e Republikës së Turqisë njoftoi se personat e zgjedhur me short për të shkuar në Haxh këtë vit nuk do të humbasin të drejtën e tyre, dhe pagesa do t’u kthehet atyre. Personat e regjistruar për Haxh 2020 do të futen direkt në listë për vitin 2021 pa qenë e nevojshme një porocedure të re.
Emrat e 83.430 shtetasve turq që duhej të kryenin Haxhin këtë vit, u përcaktuan mes rreth dy milion personave që kishin aplikuar për të marrë pjesë në short.

Maroku: Të zgjedhurit po kalojnë vitin tjetër

Maroku ka përshkruar masa të ngjashme me ato të shpallura në Turqi dhe vendet e tjera myslimane. Komisioni Mbretëror i Haxhit në Marok mori një vendim të martën që të kthejë pagesat për qytetarët e zgjedhur më parë për të shkuar në Haxh këtë vit, ndërsa rezultatet e shortit vlejnë për sezonin e ardhshëm.
Ministria e Çështjeve Fetare në Marok ka njoftuar qytetarët për mekanizmin e aprovuar për kthimin e pagesave të tyre në para.

Irani: Vendimi është i papërshtatshëm

Në rastin e Teheranit, vendi shiit duket se ka më shumë politikë së sa fe në qasjen e vet kritike. Organizata për Haxhin dhe Pelegrinazhet në Iran ka kritikuar vendimin saudit, duke thënë sevendet muslimane po prisnin që Arabia Saudite të bisedonte me ta për të dëgjuar pikëpamjet e tyre, të përdornin idetë e tyre dhe bashkëpunimin për të trajtuar krizën e përhapjes së virusit korona.
Alireza Rashydian, presidenti i Organizatës së Haxhit iranian, tha më herët se Riadi nuk po i përgjigjej letrave dhe ftesave të organizatës, as pyetjeve se çfarë vendimi do të merrte mbretëria në lidhje me performancën e ritit të Haxhit të këtij viti.
E kjo është e kuptueshme: armiqësia e thellë mes dy vendeve.

Egjipt: Faleminderit dhe mbështetje

Qeveria egjiptiane falënderoi shtetin vëllazëror të Arabisë Saudite në emër të qeverisë egjiptiane, duke vlerësuar vendimin e tij për të kufizuar sezonin e Haxhit këtë vit tek pelegrinët nga mbretëria. Në deklaratë u theksua se ky vendim është në përputhje me qëllimet e Sheriatit dhe se ai i kushton vëmendje të madhe shpëtimit të jetës në këto rrethana të jashtëzakonshme të pandemisë së virusit koronar.
Ministrja e Solidaritetit Social, Nivine el-Qabbage tha se qytetarët që aplikuan të shkojnë në Haxh në Egjipt këtë vit do t’u jepet e drejta për të shkuar vitin e ardhshëm. Prandaj, ata do të kenë avantazhin e kryerjes së kësaj detyre sapo gjërat të kthehen në normalitet, tha ajo.

Rusia: Mbështetje ndaj vendimit

Këshilli i Myftiut të Rusisë njoftoi të martën se mbështet vendimin e autoriteteve saudite në lidhje me realizim e reduktuar Haxhit këtë vit, duke u kërkuar besimtarëve të presin sezonin e ardhshëm për ta kryer.
“Komiteti Fetar i Myslimanëve të Federatës Ruse dhe Këshilli i Myftiut të Rusisë, i kryesuar nga Presidenti i Këshillit Rawil Gaynetdin, mbështesin plotësisht vendimin e autoriteteve saudite për të zvogëluar numrin e pelegrinëve këtë vit”, tha Rushan Abbyasov, nënkryetar i Këshillit të Myftinëve në Rusi.

Pezmatim i besimtarëve

Vendimi i Arabisë Saudite për të organizuar haxhin e këtij viti në numra “shumë të kufizuar” dhe se vetëm ata që banojnë tashmë në Arabinë Saudite do të kenë të drejtë të marrin pjesë, ka pezmatuar miliona muslimanë, por dhe shumë të tjerë e kanë mirëkuptuar e mbështetur.
Një veprim i tillë pritet prej disa kohësh. Disa vende tashmë kanë anuluar planet që qytetarët e tyre të vijnë në Haxh, pa pritur vendimin e autoriteteve saudite. Sidoqoftë, njoftimi i mbretërisë solli mërziti, veçanërisht te ata që paguajnë shuma të mëdha dhe presin një kohë të gjatë për të kryer këtë detyrë.
“Kam pasur shpresa të mëdha për të vizituar Mekën,” tha Qumriya Yahya, 68 vjeçe, nga Indonezia, vendi më i madh musliman në botë për sa i përket popullsisë, duke shtuar:
“Po përgatitesha për vite me radhë. Por ky është vullneti i Zotit”.
Kujtojmë se vetë Saudia merr një goditje të rëndë edhe financiarenga ky vendim. Haxhi e riti tjetër i afërt me të, Umrah, janë një burim gjigand të ardhurash për Mbretërinë, një lloj “Ari i zi” nr.2. /tesheshi/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dokumentar -IMAMI ATDHETAR- Mulla Mustafë ef.Dervisholli