U mbajt mbledhja e redaksisë së revistës “Dituria islame”


Redaksia e revistës fetare, shkencore e kulturore “Dituria islame” sot mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutua dhe u analizuan dy numrat e fundit të revistës 349-354. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryeredaktori i revistës, dr. Ajni Sinani, sekretari i redaksisë, dr. Rexhep Suma, anëtarët e redaksisë, mr. Ramadan Shkodra, dr. Ejup Haziri, dr. Valon Myrta, mr. Mustafë Hajdari dhe mr. Vaxhide Bunjaku.

Në fjalën e hapjes, kryeredaktori Sinani, prezantoi i rendin e ditës dhe shfaqi bindjen dhe vlerësimin e përgjithshëm të artikujve të publikuar, me theksin e veçantë çmoi prurjet cilësore të këtyre dy numrave. Ai po ashtu gjatë fjalës së tij falënderoi për angazhimin dhe punën e kritikës konstruktive të anëtarëve të redaksisë që kanë dhënë deri më tani. Më pas anëtarët e redaksisë paraqitën mendimet e tyre përkitazi mbi artikujt e publikuar në revistë, duke nxjerr në pah peshën dhe vlerat që përçojnë këto shkrime te lexuesi dhe opinioni i gjerë, si dhe u bisedua edhe për pamjen vizuale e strukturore që kanë pasur numrat e kaluar. Numri i ardhshëm pritet që të botohet shumë shpejt.Kjo është mbledhjja e fundit e kësaj redaksie në këtë përbërje.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta