Tregimi për krimbin e arrës


Krimbi hap nje vrimë ne lëvozhgën e arres, hyn në brendinë e saj dhe fillon ta hajë atë.
Pasi të ngopet tenton të dalë, por nga ngrënja e tepërt i është rritur stomaku dhe vrima nga kishte hyrë tashmë ishte shumë e vogël për të.
Çka është më e keqe, arra tashmë ishte tharë e forcuar dhe eshte e pamundshme që vrima të zgjerohet.
Krimbi fillon të mendoj dhe kupton se e vetmja zgjidhje për të dalë është të humbë peshë.
Disa ditë mbetet i uritur, kthehet në formën e vjetër dhe del nga arra.
Por, kur del, e sheh se pranvera dhe vera kishin kaluar, dhe gjithçka që kishte mbetur ishte vetëm një krimb i uritur dhe një arrë e zbrazët.

Ka shumë njerëz që i gjasojnë krimbit të arrës, të cilët nga lakmia e madhe vrapojnë pas pushtetit dhe pasurisë.
Pranverat dhe verat e jetës kalojnë derisa ta kuptojnë se i gjithë ky vrapin ka qenë i kotë.
Çka u mbesin janë vetem vjeshtat, mbase edhe dimrat e zi të jetës të cilat ndoshta duhet t’i kalojnë me sëmundje të ndryshme, ilaçe dhe dijeta.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta