Gënjeshtra dëmton shëndetin

Reagimet pas gënjeshtrës jo vetëm që sjellin probleme morale apo psikologjike, por ato shkaktojnë edhe dëme në shëndet.
Një studim shkencor i kryer në “Universitetin Notre Dame” të Indianas, paraqiti studimin e fundit, konkluzion i vëzhgimit të 110 personave nga 18 në 71 vjeç.
Thuajse 50 % e vullnetarëve u detyruan të thonë të vërtetën për një periudhë prej 10 javësh, ndërsa në pjesën tjetër duhet të vendosnin si të silleshin vetë.
Anita Kelli, pedagoge e psikologjise dhe autorja e studimit, shpjegoi se sa herë shtoheshin gënjeshtrat, shëndeti pësonte rënie.
Të thuash gënjeshtra është diçka e mundimshme, jo vetëm në nivel psikologjik, por edhe për fizikun. Kush kërkon të devijojë nga realiteti e vë në lëvizje trurin, duke e ngarkuar me një punë shtesë, për ta shpikur, por edhe ruajtur gënjeshtrën.
Kjo përkthehet në stres dhe ulje të aftësive reaguese të sistemit imunitar; duke e bërë më të prekshëm nga probleme si: dhimbje koke, dhimbje fyti, duke shtuar edhe rrezikun e rënies në depresion. Ndaj këshilla më e mire për të gjithë është “të thuash të vërtetën e asgjë më shume se ajo”.

Muhamedi (a.s.) ka thënë: “Me të vërtetë, sinqeriteti të shpie tek mirësia, e mirësia të shpie në Xhenet. Vërtet, njeriu vazhdon të jetë i sinqertë (në fjalë e vepra) derisa shkruhet tek Allahu i Sinqertë. Kurse, me të vërtetë, gënjeshtra të shpie drejt shthurjes, e shthurja të shpie në Zjarr. Vërtet, njeriu vazhdon të gënjejë derisa shkruhet tek Allahu Gënjeshtar.”(Buhariu, Nr: 6094; Muslimi, Nr: 2607.)


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta