Fillojnë punët në ndërtimin e xhamisë qendrore në Prishtinë


Sot, kanë filluar punët në ndërtimin e xhamisë qendrore në Prishtinë. Me këtë rast kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava më stafin e tij në emër të Kryesisë së BIRK-ut uruan tërë qytetarët e Kosovës me rastin e fillimit të ndërtimit të kësaj xhamie e cila do të jetë vërtetë një bukuroshe e Prishtinës. Ai është shprehur që në një kohë sa më të shkurtër të përfundojnë punimet në ndërtimin e kësaj xhamie. Me këtë rast myftiu Tërnava ka falënderuar të gjithë ata që dhanë kontribut dhe mundësuan që të nisin punët në ndërtimin e xhamisë qendrore në Prishtinë, duke filluar nga Dijanetin- e Turqisë,, komunën e Prishtinës, Kryesinë e BIRK-ut, organin mbikëqyrës dhe të gjithë ata që dhanë kontribut të madh gjatë këtij udhëtimi koxha të gjatë por pasiqë arritëm që sot të fillojmë punët por tani t gjitha ato kanë ngelur prapa shpine dhe tash do të ecim përpara në ndërtimin e kësaj shtëpie të Zotit. Ai në fund ka lutur Zotin që sa më shpejt të na e mundësoj që të vijmë në këtë vend t’i falemi dhe adhurojmë Zotin ngase në xhami meriton të adhurohet vetëm Zoti dhe askush tjetër.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta