Fakte mahnitëse rreth mushkonjës


Allahu në Kuran thotë: "Allahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkojë a diçka edhe më e imët se ajo." (El Bekare, 26)


Është vështruar mushkonja me mikroskop elektrik që e zmadhon objektin 400 mijë herë dhe u zbulua se në kokën e saj ka 100 sy, pesha e saj është 0.001gr., në gojën e saj 48 dhëmbë, në gjoksin e saj ka tre zemra, zemrën qendore dhe nga një zemër për çdo krah të saj dhe në çdo zemër të saj ka dy barkushe dhe 2 valvula kardiake.
Mushkonjat kanë një sistem që nuk e kanë as aeroplanët më të sofistikuar. Ajo ka një sistem të pritjes së nxehtësisë termike. Ajo nuk i sheh objektet me ngjyra, format dhe përmasat e tyre, por vetëm duke ndjerë nxehtësinë e tyre, pra i sheh objektet vetëm me anë të nxehtësisë trupore të tyre.
Temperatura e një dhome gjatë dimrit mund të jetë 5 gradë, ndërsa temperatura e trupit të një fëmije në atë dhomë mund të jetë 37 gradë dhe ajo nuk e sheh dhomën, por sheh vetëm fëmijën.
Mushkonja ka një aparat që bënë analizën e gjakut, sepse jo çdo lloj gjaku i përshtatet asaj dhe fillimisht zgjedh llojin e gjakut pastaj e thithë atë. Dy njerëz mund të flenë në të njëjtin shtrat dhe mushkonja mund të thithë gjak vetëm nga njëri prej tyre sepse lloji tjetër i gjakut nuk i pëlqen.
Gjithashtu mushkonja përveç aparatit analizues të gjakut ka edhe aparatin t'hollues të gjakut sepse gjaku i njeriut është i trashë dhe nuk mund të kaloj në theqkën thithëse të saj po kështu mushkonja ka edhe aparatin qetësues në mënyrë që njeriu mos të ndiej shpimin e saj në momentin e thithjes së gjakut. Disa sekonda pasi mushkonja ka bërë thithjën e gjakut nga trupi i njeriut, atëherë njeriu ndien pickimit të saj dhe godet pjesën e lënduar me idenë se mushkonja ndodhet aty, por ajo tashmë është larguar.
Mushkonja në theqkën thithëse të saj ka 6 prersëse, katër prej tyre shërbejnë për të hapur një plagë në formë katrore, ndërsa dy prerëse të tjera shërbejnë për të formuar një tubë thithëse për gjakun.
Në këmbët e saj mushkonja ka kthetra me të cilat mbahet nëse qëndron në një sipërfaqe të pa lëmuar dhe grepa me të cilat mbahet nëse qëndron në një sipërfaqe të lëmuar.

"Kjo është vepër e krijimit të Allahut, e më tregoni pra mua se ç’krijuan ata të tjerët pos Tij, Jo, asgjë, po keqbërësit janë vërtetë në një humbje të pafund.” (Llukma, 11)


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta