Myftiu Tërnava takohet me presidentin e vendit Hashim Thaçin

Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava është takuar sot me presidentin e vendit Hashim Thaçin.

Në këtë takim myftiu Tërnava e informoi presidentin Thaçi për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Ndërkohë presidenti Thaçi theksoi se vlera dhe pasuri të tilla të Kosovës duhet t’i promovojmë vazhdimisht.

“Vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare. Ne duhet t’i promovojmë këto vlera dhe pasuri të Kosovës. Kosova është atdhe i të gjithëve”, u shpreh presidenti Thaçi.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta