Suleiman al-Rajhi: Multi-miliarderi pa para

Tregimet për miliarderët e vetë-bërë, të cilët filluan nga asgjëja për të arritur deri në majat më të larta, në botën e biznesmenëve më të pasur dhe më të suksesshëm, na ofrojnë momente frymëzuese nga të cilat mund të mësojë çdo i ri aspirues.

Tregimi për biznesmenin saudit Sheik Sulaiman bin Abdul Aziz Al Rajhi, për punën e tij të rëndë, këmbënguljen dhe suksesin. Njeriun i cili filloi si një sipërmarrës i ri në një kohë kur ndërtimi i bizneseve të reja në rajonin e Gjirit Arabik sapo kishte filluar.

Themelues i Bankës ‘Al Rajhi’, gjatë rrugëtimit të tij, nuk kishte arsimim luksoz apo kushte që gëzojnë shumë sipërmarrës tjerë në ditët e sotme.

Hap pas hapi, Al Rajhi u rrit për t'u bërë një nga njerëzit më të pasur në botë. Sipas të dhënave të Forbes-it, në vitin 2011, pasuria e tij arrinte në 7 miliardë dollarë, përpara se të vendoste të bënte një hap bujar duke dhuruar një pjesë të madhe të pasurisë së tij për bamirësi.

- Sulaiman Al Rajhi, si 9 vjeçar, filloi të punojë si hamall në tregun Al Khadra.

- Në moshën 12 vjeçare, punoi si mbledhës hurmash, punë e cila paguhej jo më shumë se gjashtë rial saudite në muaj.

- Një kohë, punoi si kuzhinier në një nga hotelet e Rijadit.

- Midis punëve të ndryshme që bëri si i ri, ai punoi si grosist i vajgurit të importuar.

- Punoi si kamerier në një kompani kontraktuese Saudite për vetëm 60 Riyals Saudite në muaj, përpara se të hapte dyqanin e tij ushqimor.

- Në moshën 15 vjeçare, Al Rajhi u detyrua të shiste dyqanin e tij që të përballonte shpenzimet e martesës. Ai shpenzoi të gjitha kursimet e tij në ceremoninë e martesës.

- Më vonë punoi për vëllain e tij, Saleh Al Rajhi, në ndërmarrjen e këtij të fundit për shkëmbim të monedhave, përpara se dyshja të krijonin një degë të dytë për të njëjtën ndërmarrje në vitin 1956.

- Përparimi i tij i vërtetë erdhi në vitin 1970, kur e ndau biznesin e tij nga vëllai dhe hapi kompaninë e tij të këmbimit valutor, të cilën më vonë e zgjeroi me më shumë se 30 degë në gjithë Arabinë Saudite.

- Biznesin e tij e zgjëroi në shumë vende të botës arabe, përfshirë Egjiptin dhe Libanin, ku përfitoi shumë.

Kur u pyet për çelësin e suksesit, Sulaiman Al Rajhi shpesh ka përsëritur se ka të bëjë me "vendosjen e një qindarkë mbi tjetrën".

“Dikur ruaja çdo qindarkë që fitoja për ditën tjetër. Kjo ishte ajo që më mundësoi të kisha një pikënisje nga e cila ndërtova të ardhmen time, ”thotë ai.

“Është e rëndësishme që trashëgimtarëve tuaj t’ju lëni aq sa duhet. Është bukur t’i shohësh ata që pjesën e trashëgimisë së tyre ta shijojnë në paqe me njëri-tjetrin! Sidoqoftë, po aq e rëndësishme është kthimi i një pjese të pasurisë kombit dhe shoqërisë. Secili prej nesh suksesin tonë ia kemi borxh vendit që na ushqen, dhe njerëzve që na besuan dhe i blenë produktet tona.

Përveç kësaj, ju i detyroheni vetës aq sa i keni borxh familjes suaj. Sapo të largoheni nga kjo jetë, investimi i vetëm që ka rëndësi është ajo që keni kursyer për jetën tuaj.

Al-Rajhi gjysmën e pasurisë ia dha familjes së tij ndërsa gjysmën tjetër fondit për bamirësi.

Për dallim nga miliarderët tjerë, të cilët pasurinë e tyre e harxhojnë duke jetuar një jetë luksoze, Al Rajhi njihet për qasjen e tij të përulur dhe paksa askete.
I pyetur se: “Si ndihet një multimiliarder pa para?!”

Ai, me sy të përlotur nga gëzimi, buzëqeshi dhe tha: “Ndihem lehtë! Ndihem i lirë! Ndihem si zog … dhe kur Allahu t’më thërret, unë mund t’i përgjigjem thirrjes së Tij pa pengesa! Çfarë lehtësie!!!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës