Kreu i BFI-së Shaqir Fetahu rezulton pozitiv me COVID-19

Ushtruesi i detyrës kryetar i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) Shaqir efendi Fetahu ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në Facebook. Megjithatë siç shkruan ai tani për tani gjendjen shëndetësore e ka stabile.

“Duke pasur kujdes për familjen time, bashkëpunëtorët e mi, si dhe të gjithë besimtarët dhe qytetarët, vendosa që të bëjë testin për KOVID-19, i cili më rezultoi pozitiv. Momentalisht, gjithçka është normale pa ndonjë simptomë problematik. U qëndroj preciz rekomandimeve mjekësore dhe jam në kurim shtëpiak. E konsideroj veten si i sprovuar nga i Madhi Zot. Apeloj te të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe t’u përmbahen rekomandimeve të organeve kompetente. Të gjitha organet e BFI e RMV janë në hovin e përgatitjeve maksimale për Festën e Kurban Bajramit. Andaj, me këtë rast përzemërsisht uroj të gjithë besimtarëve Festën e Madhe të Kurban Bajramit, me lutje Allahut Fuqiplotë që t’i pranoj në mëshirën e Tij. Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Fetahu.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Intervistë në Tv Syri Vision: Kryetari i KBI Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta