Dr. Misala Pramenkovic muslimania nga Sanxhaku betohet në Parlamentin serb

Për herë të parë në historinë e Parlamentit të Serbisë, ulet një deputete muslimane me shami.
Ajo është Misala Pramenkoviq nga Partia për Drejtësi dhe Pajtim që drejtohet nga hoxha i njohur i Sanxhakut, Muamer Zukorliq. Zukorliq madje u shpreh i kënaqur nga rezultati i zgjedhjeve dhe nga fakti se nënkryetarja e Partisë znj, Pramenkoviq është deputetja e parë me mbulesë që do të ulet në Parlamentin e Serbisë.
Boshnjakët në këtë përbërje të re parlamentare të Serbisë do të përfaqësohen nga nëntë deputetë – katër nga lista e PPSH: Akademik Muamer Zukorliq, Samir Tandir, dr. Misala Plenkoviq dhe dr. Jahja Fehratoviq; tre nga lista e SDA: Enis Imamoviq, Mirsad Hodxhiq dhe Selma Kuçeviq; dy nga partia SDP: Muamer Bacevac dhe Samira Cosoviq.
Zgjedhjet parlamentare në Serbi u mbajtën më 21 korrik 2020 në të cilat partia e presidentit serb Aleksandar Vuçiq fitoi 63% të votave


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë