Lypësi i devotshëm

Njëherë e një kohe jetonte një lypës, i cili lypte pranë xhamisë ditëve të premte pas namazit të xhumasë.
Atij i lejohej të lypte për shkak të gjendjes së tij të rëndë.
Megjithëse ishte një lypës, ai i kushtonte shumë rëndësi predikimeve që jepeshin gjatë hutbes së xhumasë.
Në njëren nga ato predikime imami foli për rëndësinë e fitimit hallall, se lutja nuk do të pranohet nga ata që pasurinë e tyre e fitojnë duke praktikuar haramin. Pasi dëgjoi këtë, lypësi vendosi të pranojë lëmoshë vetëm nga ata njerëz që dinte se pasurinë e tyre e fitonin hallall.
Fitimet e tij ditore u zvogëluan, por ai mbeti i vendosur në vendimin e tij.
Erdhi dita kur lypës u shpërngul për në botën tjetër.
Edhe pse ishte vetëm një lypës, funerali i tij i ishte sikur e një mbreti. Shumë njerëz të rëndësishëm të atij vendi e përcollën xhenazen e tij, sepse ata dinin për sakrificën që ai bënte çdo ditë, në mënyrë që të mos e shkelte urdhrin e Allahut.

Të dashur vëllezër dhe motra, ky tregim na mëson që të jemi të kujdesshëm dhe t’i përmabhemi me vendosmëri urdhërave të Allahut gjatë jetës sonë, pavarësisht statusit tonë shoqëror.
Dhe të shpresojmë që për këtë, Allahu i Madhërishëm të na lartësoj në këtë botë dhe tjetrën.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë