Koha e kaluar me fëmijët vlen çdo sekondë

Pejgamberi as pyet një djalë të ri se kush është njeriu që ishte me të, Djaloshi u përgjigj se ishte babai i tij. Atëherë i dërguari i Allahut e këshilloi: Mos ec para tij, mos e shaj, mos u ul para tij dhe mos e thirr në emër.”


Në fund të jetës suaj, nuk do të pendoheni që nuk keni kaluar një test tjetër, që nuk keni që nuk keni fituar një vendim tjetër, ose që nuk e keni mbyllur edhe një marrëveshje tjetër. Ju do të pendoheni për kohën që nuk keni kaluar me bashkëshortin, me fëmiun, me prindin, ose me një mik. (Barbara Bush)
Prindërit duhet të gjejnë rastin dhe kohën të luajnë me fëmijët e tyre, siç ka bërë Muhamedi a.s.. Ai shfrytëzonte çdo rast, për të mësuar fëmijët si të kenë sjellje të mirë dhe si të sillen ndaj prindërve të tyre. Kështu Ebu Hurejre transmeton hadithin ku: "Pejgamberi a.s, pyet një djalë të ri se kush është njeriu që ishte me të. Djaloshi u përgjigj se ishte babai i tij. Atëherë i dërguari i Allahut e këshilloi: Mos ec para tij, mos e shaj, mos u ul para tij dhe mos e thirr në emër."
Gjithashtu, ka thënë, paqja qoftë mbi të: "Në parajsë gjendet një shtëpi, që quhet shtëpia e gëzimit. Aty do të hyjnë të gjithë ata që kanë ditur t'i gëzojnë fëmijët."
Koha e kaluar me fëmijët nuk ka të bëjë me sasinë, por me cilësinë.
Është e rëndësishme që prindërit të kalojnë kohë cilësore me fëmijët. Në këtë botë me ritme të shpejta, ne duhet të bëjmë hapësirë për fëmijët tanë dhe t'u sigurojmë që ne kujdesemi për ta dhe do të jemi atje gjithmonë si shtylla mbështetëse. Ata kanë nevojë për dashurinë, mirësinë dhe forcën tonë, në mënyrë që ata të ndihen të sigurt dhe të kenë besim në veten e tyre.
Çdo nënë e di rëndësinë e kohës së kalimit me fëmijët në baza të rregullta. Por duke e vënë këtë në praktikë nuk është aq e lehtë. Sikur është krijuar përshtypja se nëse një nënë punon nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për të kaluar me fëmijët e saj. Kjo, gjithsesi mund të jetë njëra prej arsyeve, por jo e vetmja.
Unë mund të jem një nënë në shtëpi dhe të jem e shkëputur nga fëmijtë e mi, ashtu siç mund të jem një nënë që punon dhe ende mund të kaloj momente kuptimplote me fëmijët e mi çdo ditë. Nuk ka të bëjë me të pasurit kohë për fëmijtë e mi. Gjithçka ka të bëjë me gjetjen e kohës për ta. Dhe duke qenë emocionalisht në dispozicion për të luajtur me ta dhe për të ndërtuar atë lidhje të fortë mes nesh.
Unë jam e vetëdijshëm se edhe nëse jam në shtëpi nuk mund të jem në dispozicion të tyre gjatë gjithë kohës. Sepse ndonjëherë unë jam shumë e lodhur për të luajtur e ndonjëherë e zënë me punët e shtëpisë, ndonjëherë e zënë me mysafirët e shtëpisë, e ndonjëherë me shitblerjen etj.
Por, ajo që unë mund të bëj çdo ditë është të gjej një kohë për t'u lidhur me ta. Për ti bërë ata të qeshin, për të luajtur së bashku, për të lexuar një tregim, etj. Tua bëjë të ditur se sa shumë i dua dhe sa të çmuar janë këto momente me ta, për mua. Qëllimi është të kalojmë kohën e lirë që kemi me fëmijët tanë, në një mënyrë produktive dhe pozitive. Të përdorim çdo pjesë të kohës së lirë, të cilat mund të përfshijnë kohën kur ngasim veturën ose kohën në çfarëdo mjet udhëtimi, me fëmiun tonë në shkollë dhe mbrapa, ose kur ata kthehen nga shkolla dhe ende nuk janë ulur për të filluar detyrat e shtëpisë. Ne mund të argëtohemi duke përgatitur darkë së bashku dhe duke larë enët më pas. E gjithë kjo nuk duhet të bëhet brenda një dite dhe mund të zgjerohet gjatë gjithë javës, si dhe në fundjavë.
'Ajo që ka rëndësi është intensiteti, jo shuma e kohës së kaluar me fëmijët. Është mirë që njëzet minuta në ditë të kalohen me lojë. Koha cilësore, për fëmijët nuk është koha e kaluar në aktivitete të shtrenjta apo të mahnitshme. Është thjeshtë koha e përbashkët për të bërë disa aktivitete së bashku, ndërtimi i punëve krijuese, leximi i përrallave, bisedat etj.’ (Neuropsikiater Giovanni Bollea)

Koha që prindërit kalojnë me fëmijët e tyre

Vlerësimet e kohës që prindërit shpenzojnë me fëmijët e tyre kanë ndryshuar shumë (p.sh. Lamb, Pleck, Charnov dhe Levine, 1985), veçanërisht si rezultat i përkufizimeve të ndryshme operacionale të përfshirjes së prindërve. Një përkufizim i tillë kategorizon sasinë e kohës që prindërit shpenzojnë me fëmijët e tyre duke dalluar ndërveprimin, qasjen dhe përgjegjësinë direkte (McBride & Mills, 1993).
Ndërveprimi ose angazhimi i drejt-përdrejtë tregon se prindërit janë duke u angazhuar në aktivitete me fëmijën e tyre (p.sh., duke pasur një diskutim). Në të kundërt, aksesueshmëria tregon se prindi është në dispozicion të fëmijës, nëse prindi duhet të jetë i nevojshëm (p.sh., fëmija është duke shikuar televizor në një dhomë ndërsa prindi po përgatit darkë në një dhomë tjetër). Përgjegjësia përshkruan shkallën në të cilën prindi merr përgjegjësinë për fëmijën (Lamb, 1986) dhe siguron kujdesin e fëmijës (Lamb et al., 1985). Ky koncept supozon se prindi po bën më shumë sesa thjesht "ndihmesës" (Phares, 1996, fq.10).

Çfarë mund të bëj me fëmijën tim

• shiqoj dhe lexoj libra e pastaj i bashkëbisedoj ato
• i mësoj vjersha në gjuhën amtare, tregime, këngë dhe përralla
• punët shtëpiake, p.sh. përgatitni ushqim, gatuani ose edhe pastroni së bashku
• ushtroj talentin e dorës, p. sh mbajtjen e lapsit në dorë dhe përdorimin e gërshërëve
• e dërgoj fëmijën që të vizitoj vende të ndryshme: në muze, qytet, fshat, kopsht zoologjik, bibliotekë e tjera
• i tregoj për farefisin, për vendlindjen dhe për gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën,
• bisedoj për ndodhitë e ditës, hobit, dhe për shokët e fëmijës Gjithashtu bisedoj me fëmijën për të gjitha çfarë bëj dhe çfarë po shoh, kështu fëmija vazhdimisht mëson gjëra dhe fjalë të reja.(1)

Shpirti shërohet duke ndenjur me fëmijët

Shpirti shërohet duke ndenjur me fëmijë, thoshte Dostojevski. Kurse Viktor Hygo në vitet e pleqërisë kaloi një depresion shumë të thellë. Vetëm kur shihte mbesën e mitur, buzëqeshte vetiu dhe ndihej më mirë. Kalimi i kohës së bashku është i dobishëm për prindërit dhe fëmijët.
Në prani të bebeve që lozin e buzëqeshin të gjithë ndihem i mirë, çelemi në fytyrë dhe gati-gati instiktivisht ndjejmë dëshirë t'i ledhatoj më a të belbëzoj më fjalë në trajta fëmijërore. E natyrshme, mund të thuash, fëmija është e nesërmja jote, e ardhmja e familjes, vazhdimi i fisit e më gjerë. Si e tillë fëmija është antidoti më i mirë për idenë e vdekjes dhe bashkudhëtarët e saj: ankthi, pesimizmi, stresi etj.
Me sa duket lindim të programuar t'i duam të vegjlit dhe bashkë me ta jetën, ripërtëritjen e saj. Dhe s' di të thuash, është kjo një rastësi, një mister si shumë mistere të tjera, që na shoqërojnë nga lindja në vdekje, apo është diçka që buron logjikshëm nga realiteti i gjërave.(2)


__________________________
1.https://vaestoliitto-fi-bin.directo.fil@Bin/20047801eb7b37416cabdfd4da9a5274/1561109162/application/pdf/1716945/A-PAINOalbania.pdf
2.http://rrjetat.com/shpirti-sherohet-duke-ndenjur-me-femije-thoshte-dostojevski/



Ma. Muzaqete Kosumi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë