Urimi i Myftiut të Kosovës Naim ef. Tërnava me rastin e viti të ri hixhri 1442

Të dashur vëllezër e motra,

Myslimanët anekënd botës në këtë kohë kujtojnë Hixhretin e të Dërguarit të Allahut, nga Meka në Medine, datë që shënoi një pikë kthese në historinë e Islamit dhe fillimin e kalendarit mysliman.

Hixhreti është dhe mbetet një frymëzim i fuqishëm në jetën e çdo myslimani, dhe mbart me vete mesazhin për sigurinë, lirinë dhe vlerën e atdheut.

Pejgamberi ynë i dashur Muhamedi a.s, paqja qoftë mbi të, na mësoi me shembullin e tij praktik se liria nuk i jepet askujt pa sakrificë dhe na mësoi se këto synime mund të arrihen vetëm përmes sakrificës dhe forcës së besimit.

Kjo është arsyeja pse fillimi i vitit të ri Hixhri është një mundësi për të rinovuar zotimin tonë ndaj Zotit dhe atdheut tonë .

Lus Allahun e Lartësuar që ky vit i ri Hixhri 1442 të sjellë paqe e mirësi mbi mbarë njerëzimin si dhe të sjellë harmoni në mesin tonë, duke na i bashkuar zemrat tona dhe duke nga forcuar në idealet për prosperitet e paqe.

Zoti na bekoftë të gjithë!

Myftiu i Kosovës

Naim ef. Tërnava


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë