Muzeu Kariye në Stamboll do të rihapet si xhami


Disa javët pas kthimit historik të Ajasofjes në xhami, një tjetër faltore e lashtë në Stamboll është vendosur të rihapet për namaz, raporton Anadolu Agency.
Muzeu Kariye i shekullit të gjashtë, i njohur edhe si Chora, i cili gjendet në rrethin historik Fatih të Stambollit, do të rihapet si xhami, thanë autoritetet.
Një dekret presidencial i botuar në Gazetën Zyrtare të vendit sot anuloi një vendim të kabinetit të vitit 1945 për kthimin e tij në muze.
Struktura e Kariye-s, që daton nga Perandoria Bizantine e shekullit të gjashtë, mbetet e paprekur. Në shekullin XVI, pas çlirimit të Stambollit nga Mehmeti II, kisha ishte shndërruar në xhami.
Brendësia e ndërtesës është e mbuluar me disa nga mozaikët dhe afresket bizantine më të vjetra dhe që kanë mbijetuar më së miri. Ata u zbuluan dhe u restauruan pasi ndërtesa u kthye në muze.
Për shkak të ndalimit të imazheve ikonike në vendet e ku falet namazi, afresket e kishës ishin mbuluar me një shtresë suvaje, ndërsa ishin dëmtuar nga tërmetet gjatë historisë.
Pasi kabineti qeveritar vendosi ta bënte muze në vitin 1945, Thomas Whittemore dhe Paul A. Underwood nga Instituti Bizantin i Amerikës dhe Qendra Dumbarton Oaks për Studime Bizantine sponsorizuan një projekt restaurimi.
Ashtu si në kthimin e Ajasofjes, autoritetet pritet të ruajnë afresket në Kariye me teknika të veçanta ndriçimi dhe mbulimi.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë