Dhurata më e mirë për fëmijën


Çifti i ri bashkëshortor hyri në dyqanin më të mirë në qytet dhe shikonin lodrat e bukura për fëmijë të renditura me shije.

Aty kishte kukulla që qeshnin e qanin, lojëra elektronike, kuzhina në miniaturë që përgatitnin pica dhe ëmbëlsira. Aq shumë kishte lodra saqë çifti nuk mund të vendoste se çfarë të blejë për vajzën e tyre.

Shitësja e re iu afrua dhe gruaja i tha: “Shikoni, e kemi vajzën e vogël, por që të dy jemi në punë tërë ditën e ndonjëherë edhe në mbrëmje. Fjala është për vajzën tonë e cila shumë rrallë qesh. Deshëm që t’i blejmë një lodër që do ta bëjë të lumtur dhe të gëzuar kur është vetëm.”

Shitësja buzëqeshi dhe u tha: “Më vjen keq, por ne nuk shesim prindër!”



Mesazhi i tregimit: Dhurata më e mirë për fëmijën tuaj në realitet jeni ju. Më së shumti mëson nga ju. Më së tepërmi gëzohet me ju dhe ndihet më i sigurt kur jeni pranë tij. Mos lejoni që jeta juaj t’u mashtrojë dhe për shkak të hollave të lëshoni atë që është më e bukur në këtë jetë, të shihni sesi fëmija juaj rritet pranë jush.



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë