Shfaqja e vetive të larta morale në kohën e vështirësive dhe frustrimeve

Njerëzit mund të shfaqin moral të lartë, nëse çdo gjë shkon siç duhet në bollëk, nëse kanë shëndet të mirë dhe nevojat i kanë të plotësuara. Por, shfaqja e cilësive të larta morale në kohët e vështirësive, apo trajtimi i mirë i të tjerëve derisa është i fyer nga shpifje të rënda, janë dukuri të përgjigjes me të mirë ndaj së ligës.

Çdokush gjatë ditës përjeton gjendje të ndryshme: lodhje, uri, ligështim, etj.. Kjo është krejt e natyrshme. Sido që të jetë, Allahu thotë se myslimanët mund të zgjedhin që të përjetojnë sprova edhe më të rënda se këto. Morali i shfaqur nga besimtarët dhe jobesimtarët në këto situata është mjaft dallues. Për shembull, frustrimi i tillë jobesimtarët i shpie në rebelim, bëhen agresivë dhe humbin shpresën e ndershmërinë.
Pasi nuk besojnë në jetën e pastajme, ata mendojnë se çfarëdo që bëjnë, është e lidhur vetëm me këtë botë:“Ata edhe thanë: “Nuk ka tjetër, përveçse kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim e po lindim dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër përveç kohës. Ata për këtë nuk dinë asgjë, ata vetëm fantazojnë”. (El Xhathije, 24)
Sipas tyre, çdo gjë do të përfundojë kur të fundoset bota. Prandaj ata dëshirojnë që të jetojnë në rehati, qetësi shpirtërore, shpërblim për punën e tyre të bërë, dhe të gjitha gjërat e mira të kësaj bote. Kjo dëshirë i bën vështirësitë dhe frustrimin shumë të dhembshëm për ta. Ata as nuk janë të durueshëm e as të ndershëm, nuk mund të falin dhe nuk i trajtojnë të tjerët me njerëzi, dhe as të shfaqin ndjenjën e dhembshurisë apo mëshirës.
Duke besuar se nuk ka shpërblim a dobi nga gjërat e tilla; i nënshtrohen gjendjes së pashpresë duke menduar se vështirësitë sjellin vetëm humbje. Mirëpo, mendimet e tilla janë krejtësisht të gabuara, sepse jeta e vërtetë dhe e amshueshme fillon pas vdekjes.
Në Ditën e Gjykimit, çdokujt do t’i llogaritet ajo që ka punuar dhe do të shpërblehet me drejtësi për të. Ata që kanë shfaqur moral të lartë, nuk do të humbasin; përkundrazi, do të fitojnë shumë. Në fakt, ata do të shpërblehen për secilën fjalë të mirë që kanë thënë, për çdo vepër të sinqertë që kanë bërë, dhe për çdo shembull vetëflijimi, besnikërie dhe njerëzie. Në të vërtetë,besimtarët mbajnë mend një hadith të të dërguarit-a.s.: “Sjellja e keqe shkatërron shpërbimin hyjnor, sikurse biberi mjaltin”(1) dhe me pedanteri i shmangen sjelljes së pahijshme. Por, njerëzit që janë shumë larg nga feja, nuk janë të vetëdijshëm për këtë të vërtetë. Ata tremben kur përballen me situata të vështira, sepse mohojnë se çdo gjë që përjetojnë, është test. Ja një pikë që duhet të trajtohet me kujdes: “Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e armikut, sepse,nëse ndieni dhembje edhe ata ndjejnë dhembje sikurse ju, e ju shpresoni nga Allahu çka ata nuk shpresojnë. Allahu është i Dijshëm, Ligjdhënës i Matur“. (En-Nisa, 104).
Ashtu siç thotë ajeti, si besimtarët ashtu edhe jobesimtarët, u nënshtrohen vështirësive dhe frustrimeve. Mirëpo, për shkak se jobesimtarët nuk kanë besim në Allahun dhe nuk e konsiderojnë se çdo gjë është krijuar nga Allahu, dhe nuk shpresojnë të shpërblehen nga Allahu ashtu siç presin besimtarët, dallimi themelor midis tyre është se ata janë të pavëmendshëm për domethënien e vërtetë të jetës. Me fjalë të tjera, besimi i besimtarëve në Allahun i veçon krejtësisht nga jobesimtarët në jetën e pastajme.

Sprovimi me uri e skamje


Për shembull, Allahu na thotë se njerëzit do të sprovohen me uri dhe skamje. Derisa uria është vështirësi serioze dhe frustrim për jobesimtarët, për muslimanët është sprovë që ata duhet të tregojnë veti të larta morale, dhe një rast i mirë që nuk duhet humbur. Në kohë të tilla, nënshtrimi ndaj Allahut, besimi dhe durimi janë të një rëndësie të madhe, dhe fakti që nuk e humbin shpresën, po përkundrazi, shohin dobi për atë që u ndodh, është tregues i qartë se janë duke e kaluar testin. Kjo është parë qartë në jetën e pejgamberëve. Ata, kur përballeshin me vështirësi, bënin sabër dhe shpresonin në shpërblimin e Allahut xh.sh..).
Nëse marrim dhe shikojmë jetën e Jusufit a.s., shohim se Allahu xh.sh. atë e ka sprovuar në mënyra të ndryshme. Jusufi a.s., pasi e hodhën në bunar vëllezërit
që ia kishin zili, ishte gjetur një karvan që kaloi afër atij bunari. Personat që e nxorën nga bunari Jusufin a.s., e shitën si rob tek një ministër. Pas një kohe, edhe pse Jusufi a.s. nuk ishte fajtor, u burgos për arsye të disa shpifjeve që i qenë bërë.
Në shikim të parë, gjërat që i ndodhën Jusufit a.s., mund të shihen si gjëra të vështira, mirëpo Allahu shpërblimin e mbështetjes dhe moralit të bukur që tregoi Jusufi a.s., ia kishte dhënë në këtë botë dhe në të njëjtën kohë i kishte treguar që, bashkë me vështirësinë, i ka bërë dhe lehtësinë. Kështu që Jusufi a.s., me dëshirën dhe lejen e Allahut, pas një kohe të shkurtër doli nga burgu dhe u bë ministër i rëndësishëm i thesareve të shtetit. Ja pra, situata që u pa e vështirë, u kthye në një situatë të rehatshme dhe të bukur. Përveç kësaj, Allahu xh.sh. edhe Musain a.s. e kishte përkrahur me lehtësi përballë vështirësive me të cilat u ballafaqua në jetën e tij. Musai a.s., me përkrahjen dhe ndihmën e Allahut, kishte fituar epërsi përballë Faraonit,i cili ishte një prej njerëzve më të pasur që kishin jetuar gjatë shekujve. Në të njëjtën kohë Zoti i ishte përgjigjur edhe lutjes së Musait që bëri për t’ia dhënë si ndihmës të vetin të vëllanë, Harunin a.s.. Përsëri Musai a.s., me përkrahjen dhe ndihmën e Allahut duke treguar mugjize (mrekulli), doli fitimtar kundër magjistarëve të Faraonit, dhe kështu Musai a.s., edhe në çastet më të vështira, nuk e kishte harruar asnjëherë se ndihma e Allahut është gjithmonë me ata që kanë besuar. Musai a.s., nga njëra anë gjersa e ndiqnin forca ushtarake të Faraonit dhe, nga ana tjetër, kishte përballë detin, u kishte thënë atyre që kishte afër, se ndihma e Allahut gjithmonë është afër atyre që kanë besuar dhe në të njëjtën kohë ua kishte kujtuar se gjithsesi Allahu do të tregonte një rrugëdalje: Ai (Musai) tha: “Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë”. Ndërsa Ne Musait i thamë: “Me shkopin tënd bjeri detit”. Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe. E Ne i afruam atje të tjerët (ata të faraonit). Dhe Ne e shpëtuam
Musain dhe të gjithë ata që ishin me të. Kurse të tjerët i përmbytëm në ujë. (Shuara, 62-66)
Kurse një tjetër shembull nga jeta e pejgambereve është të qenët afër Muhamedit a.s. një besimtar në çastin e fshehjes në një shpellë, gjersa i ndiqnin mushrikët.
Të qenët e një besimtari përkrahës afër, në kohën kur kërcënimet e atyre që i bëjnë shirk Allahut kanë arritur nivelin e lartë, është një prej lehtësive që ka caktuar Allahu: Në mos e ndihmofshi atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar All llahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: “Mos u pikëllo (frikëso), All-llahu është me ne!” E All-llahu zbriti qetësi (në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë; e fjalën e atyre që nuk besuan, e bëri më të ulëtën, kurse fjala e All-llahut (është) më e larta. All-llahu është më i Fuqishmi, më i Urti. (Et-Tevbe, 40).


Besimtarët e dinë se vetëm Allahu do t’i shpërblejë


E gjendja me jobesimtarët është krejtësisht tjetër, sepse ata vendosin leverdinë dhe rehatinë e tyre në vend të parë e jo durimin dhe mbështetjen në Allahun xh.sh..
Mirëpo, sido qoftë, morali i besimtarit i jep çdo herë përparësi tjetrit. Besimtarët,me gjithë dëshirë, u japin besimtarëve tjerë vendet më të mira, ushqimin më të mirë dhe veshjen më të mirë. Kur bën të ftohtë, myslimanët e vërtetë përkujdesen gjithnjë për muslimanët e tjerë duke u ofruar batanije dhe pije të ngrohta, edhe nëse ata vetë kanë të ftohtë. Ata ndiejnë kënaqësi që të sigurojnë shëndetin, sigurinë, rehatinë dhe lumturinë e shokëve të tyre, pasi e dinë se kënaqësia që rrjedh nga këto akte të vetë-flijimit, nuk mund të krahasohet me kënaqësinë e pirjes së lëngjeve të ngrohta.
Njerëzit mund të shfaqin moral të lartë, nëse çdo gjë shkon siç duhet në bollëk, nëse kanë shëndet të mirë dhe nevojat i kanë të plotësuara. Por, shfaqja e cilësive të larta morale në kohët e vështirësive, apo trajtimi i mirë i
të tjerëve derisa është i fyer nga shpifje të rënda, janë dukuri të përgjigjes metë mirë ndaj së ligës. Shenjë tjetër e cilësive të moralit të lartë është kur i ngopuri i jep ushqim të pangopurit, i ngrohuri e vesh të ftohurin. Të dy janë shumë të vlefshëm në prani të Allahut, por duke shfaqur moral të shkëlqyer kur të përballen me vështirësi, kjo është një gjë shumë e rëndësishme dhe e vlefshme,
për shkak të shfaqjes së forcës dhe sinqeritetit të besimit, devotshmërisë dhe virtytit të lartë të dikujt.
Përveç kësaj, ata që bëjnë jetë të virtytshme duke dëgjuar ndërgjegjen e tyre,mund të dëgjojnë pëshpëritjet e liga që dërgojnë në ligësi, dhe kjo supozon që është vështirë të jesh i virtytshëm, dhe përpjekja për të parandaluar të mosqenët i virtytshëm. Ky zë bën që njerëzit të frikësohen se do të ftohen nëse dikujt i jepet palltoja, ose do të mbesin të uritur nëse i japin ushqim të uriturit. Kjo është nga taktikat e shejtanit, që ai përdor për të frikësuar me varfëri
dhe për të parandaluar që besimtarët të ndihmojnë të varfrit.“O ju që besuat,jepni nga më e mira e asaj që fituat dhe nga ajo që ju dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete vetëm symbyllas. E, dijeni se Allahu s’ka nevojë për ju, është i Madhëruar. Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e Allahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; Allahu është Dhurues i Madh, i Dijshëm”. (El Bekare, 267-68).
Ajetet thonë se Allahu nxjerr në shesh mashtrimet e shejtanit dhe i paralajmëron njerëzit me lajme të mira nga mëshira e Tij. Si shpërblim për moralin e tyre të lartë, Allahu do t’u dhurojë një kënaqësi shpirtërore, që nuk mund të krahasohet me asnjë kënaqësi të kësaj bote. Nuk ka kufizim të kënaqësisë që buron nga vetëflijimi, durimi, besnikëria, bujaria, njerëzia dhe lojaliteti. Në një ajet, Allahu vlerëson lart karakterin moral të atyre besimtarëve që hapin me kënaqësi dyert e shtëpive për ata muslimanë që kanë migruar nga vendi i tyre, duke u siguruar çdo gjë që nevojitet, pavarësisht nga fakti se edhe ata kanë nevojë për ato gjëra: “Edhe ata që përgatitën vendin dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjokset e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar”. (Hashr, 9)
Allahu gjithashtu tregon për shpërblimet që do të merren pas sprovës me etje, lodhje dhe uri, për ata që veprojnë drejt: “Nuk ishte me vend për banorët e Medinës e as për ata që ishin rreth tyre nga beduinët, të ngelin (pa shkuar) pas të dërguarit të Allahut e as të kursejnë veten e tyre ndaj vetes së tij (Pejgamberit). Nuk ishte me vend, ngase, ata nuk i godet as etja, as lodhja, as uria kur janë në rrugën e Allahut, dhe nuk shkelin ndonjë vend që i hidhëron mosbesimtarët, dhe nuk arrijnë kundër armikut çka do qoftë (mbytje, robërim të tyre ose ngadhënjim mbi ta), vetëm se të gjitha ato do t’u evidencohen atyre si vepër e mirë (shpërblyese). Allahu nuk ua humb shpërblimin veprim-mirëve“. (Et-Teube, 120)
Siç thotë edhe ajeti, çdo frustrim që përjeton myslimani në rrugën e Allahut, në fakt, është vepër e mirë. Duke ditur që të gjithë njerëzit janë krijuar vetëm për t’i shërbyer Allahut dhe për të bërë punë të mira, ata do të fitojnë shpërblim të përkryer për durimin dhe karakterin e moralit, dhe atyre nuk do t’u bëhet e padrejtë. Është e vërtetë kjo edhe për sëmundjen dhe frustrimet e tjera. Besimtarët e dinë se vetëm Allahu do t’i shpërblejë dhe se kjo botë është e përkohshme, prandaj ata janë çdoherë mendjehollë, të vendosur dhe të prerë, meqenëse kanë lexuar në Kuran se Ai u jep forcë shpirtërore dhe mbështetje besimtarëve që punojnë për Të. Mësimi i fshehtësisë së sprovave të kësaj jete, shkakton kënaqësi të madhe dhe lehtësim gjatë ballafaqimit me vështirësi. Ata që dinë se çfarëdo që u ndodh është test, nuk bëhen asnjëherë të brengosur, të frustruar dhe të humbin shpresën e as të hutohen nga frika dhe shqetësimi, ose të bien në depresion.



Fatmir Hadri


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë