Kryeimami i Kosovës Sabri ef. Bajgora vizitoi Komunitetin Mysliman të Shqipërisë

Kryeimami i Kosovës Sabri ef. Bajgora, së bashku me drejtorin e Veprimtarisë Botuese z. Ramadan Shkodra, zv.kryeimamin z. Fatmir Iljazi dhe me shefin e kabinetit të Myftiut z. Besim Mehmeti, zhvilluan një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, në të cilën u pritën nga kryetari i këtij Komuniteti h. Bujar Spahiu.

Kryeimami Bajgora falënderoi kryetarin Spahiu për pritjen dhe për gatishmërinë e tij dhe të institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për një bashkëpunim edhe më të shtuar ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Nga ana e tij, kryetari Spahiu vlerësoi lart marrëdhëniet e ngushta vëllazërore si dhe bashkëpunimin e afërt që kanë mes vete dy institucionet islame në të mirë të besimtarëve dhe të mbarë shoqërisë shqiptare.

Në këtë takim ndër të tjerash u diskutua edhe për disa projekte në fushën e botimeve, kulturës dhe prodhimeve të përbashkëta audio-vizive.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë