Urtësia e dijetarit


Kadiu i shquar Ebu Jusufi 182h (Zoti e mëshiroftë!) është shquar për mençurinë, drejtësinë, vigjilencën dhe guximin e tij prej dijetari.
Një ditë në gjykatë, në një seancë gjyqësore, erdhi të dëshmonte një princ abasit, mirëpo u befasua se gjykatësi nuk ia pranoi dëshminë dhe veziri doli nga gjykata i vrenjtur dhe i xhindosur.
Me të dalë prej gjykate, ai u drejtua për tek pallati i Harun Reshidit (Zoti e mëshiroftë!), për t'iu ankuar për veprimin e kadiut.
Haruni nuk e thërriti kadiun për ta pyetur për detajet, kjo për vetë faktin se kadilerët kishin shumë autoritet dhe ishin krejtësisht të pavarur.
Një ditë, kadiu shkoi tek Haruni për të diskutuar me të disa çështje të interesave të shoqërisë, ç'ka i mundësoi Harunit ta kritikonte me finesë dijetarin duke i thënë:
-Efendi, përse nuk e pranove dëshminë e vezirit tim?
-Një ditë, kur ndodhesha tek ju e dëgjova duke të thënë: 'Unë jam robi yt o prijës i besimtarëve'."
Nëse ajo që ai tha është e vërtetë, nuk lejohet në Islam pranimi i dëshmisë së skllevërve, por nëse ai gënjen, nuk pranohet dëshmia e gënjeshtarit.
Haruni i tha:
-Po nëse në gjykatë do të vija unë, a do ma pranoje dëshminë?
Ebu Jusufi me bindje dhe guxim i tha:
-Normal që jo!
-Përse efendi?
-Sepse ti tregohesh mendjemadh me Zotin e Madhëruar duke mos prezantuar kohët e namazeve në xhami me masat e njerëzve, kjo nuk i ka hije krijesës.
Që nga ajo ditë, Haruni u pendua, ndërtoi një xhami në hyrje të pallatit mbretëror ku prezantonte faljen e namazeve bashkë me masat.

Kur dijetari e flet të drejtën pa iu frikësuar askujt pos Allahut, kur këtë e bën në Emër të Zotit dhe në kërkim të kënaqësisë së Tij, kur këtë e bën për të mirën e fesë dhe besimit duke ruajtur dhe autoritetin e diturisë, padyshim se Allahu i Madhëruar do mbjellë dashurinë dhe respektin për të në zemrat e të gjithëve.



Gentjan Mara
El-bidaje uen-nihaje.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë