Këngëtarja amerikane Jennifer Grout emocionon me leximin e Kuranit


Jennifer Grout është amerikane nga Bostoni, e cila vjen nga një familje muzikantësh, e cila karrierën e filloi si këngëtare klasike.

Jennifer ka ndarë një video të leximit të sures El-Kamer në mediat sociale.
Jennifer ka shkruar se për leximin e kësaj sure i është dashur të përgatitet për 26 orë. Shumë ndjekës në mediat sociale kanë shprehur entuziazmin e tyre për leximin e saj të Kur'anit.
Edhe pse gjashtë vjet më parë mediat kanë raportuar se ajo ishte bërë muslimane, ndodhi vetëm në fund të vitit të kaluar që Jennifer Grout njoftoi konvertimin e saj në Islam.
“Zoti e udhëzon në rrugën e drejtë atë që Ai dëshiron”, tha Jennifer.
Ajo pranon se i pëlqen të lexoj Kur’an sipas stilit të Shejh Al-Minshavi.
Gjithashtu, pasi pranoi Islamin, ajo ndaloi të merret me muzikë.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë