Edukimi shpirtëror

Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, salavati dhe selami qofshin mbi Pejgamberin s.a.v.s..
Shënon Muslimi nga Enes b. Maliku r.a. që ka thënë: “Pasi që u shpall verseti:
“O ju që keni besuar, mos ngreni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju.” (El - Huxhurat, 2)
- Thabit b. Kajsi ngeci në shtëpinë e tij duke thënë: “Unë jam xhehenemli!” U izolua nga Pejgamberi s.a.v.s., andaj i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e pyeti Sa’ad b. Muadhin: “Ebu Amr, çfarë është me Thabitin, mos ndoshta është i sëmurë?”
Sa’ad b. Muadhi u përgjigj: “Ai është fqiu im, por nuk e di a është i sëmurë!” Pastaj Sa’adi shkoi te Thabiti dhe ia transmetoi fjalët e Pejgamberit s.a.v.s. për çfarë Thabiti tha: “U shpall ky verset, e ju e dini që unë në mesin tuaj më së tepërmi e kam ngritur zërin te Pejgamberi s.a.v.s., unë jam xhehenemli!” Sa’adi për këtë e lajmëroi Pejgamberin s.a.v.s., andaj i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Përkundrazi, ai është xhennetli!”


Dobitë dhe mesazhi


1. Nderi i Allahut u tregohet besimtarëve kur Ai u drejtohet atyre me thirrje fisnike dhe të bukur nga Ai i cili është Zot, Krijues dhe Dhurues.
2. Nderi ndaj Pejgamberit s.a.v.s.. Në bazë të kësaj konkludojmë se obligohemi t’i nderojmë dijetarët dhe të moshuarit, sepse Allahu e ka mëshiruar të moshuarin i cili është plakur në islam.
3. Zoti ynë edukon ummetin në të gjitha segmentet dhe ky është tregues i fesë së përsosur.
4. Rëndësia e kujdesit dhe zgjuarsisë si dhe mungesa e indiferencës, gjegjësisht të folurit e një myslimani duhet të jetë i bazuar në mirëkuptim dhe dituri për atë që flet (të ketë kujdes çfarë flet) në mënyrë që të mos i shkatërrohen veprat duke mos qenë i vetëdijshëm.
5. Meditimi i sahabëve për Kuranin dhe kuptimi i tyre ndaj Librit të Allahut.
6. Vërja e vetes në peshojën e fajësisë, ngase vepra e Thabitit udhëzon në atë që është e ndaluar e kjo është ngritja e zërit gjatë bisedës me Pejgamberin s.a.v.s..
7. Frika për shpirtin tonë nga dënimi i Allahut me përpjekje që ta edukojmë.
8. Takimi i Pejgamberit s.a.v.s. me shokët e tij.
9. Meshkujt njohjet e tyre i arrijnë në xhami dhe takohen aty.
10. Lejimi i dhënies së ofiqëve.
11. Njerëzit më të afërt për secilin njeri janë fqinjët e tij dhe ata pyeten për te.
12. Mendimi i bukur për myslimanin, në bazë të fjalëve: “. . . Çfarë është me Thabitin, a mos është i sëmurë?”
13. Takimi ndërfqinjësor dhe njohja me gjendjen e fqiut të tij në çdo situatë dhe njohuria për gjendjen e tij shëndetësore, në bazë të fjalëve: “Ai është fqiu im, por nuk e di se është i sëmurë.”
14. Interesimi për shkakun e mungesës së fqiut në xhami.
15. Besimi i ndërsjellë ndaj fqiut në të gjitha çështjet.
16. Ndalja nga dhënia e fetvave dhe shkuarja te njerëzit e ditur.
17. Obligohemi ta përgëzojmë myslimanin.
18. Largimi i sahabëve nga vetëpëlqimi dhe paragjykimi.
19. Vazhdimësia në vepër dhe vetëkontrolli, bile edhe nëse dikush është xhennetli, sepse vetë Thabiti nuk e ka lënë përpjekjen përderisa nuk e ka arritur xhennetin.
Lutja jonë e fundit është falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Artikulli i kaluar
Mendimi ndryshe

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë