Kryetari i KBIGJ Dr. Valon Myrta takoi këshillat e xhemateve të xhamisë së Hadmit dhe Mulla Jusufit

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Dr. Valon ef.Myrta dhe kryeimami ef.Koshi zhvilluan dy takime të ndara me këshillat e xhemateve të xhamive Sylejman Hadum Aga, me imam hfz. Dr. Safet Ef. Hoxha, dhe Mulla Jusuf, me imam dr. Adnan Ef. Kida.

Në këtë takim uruam përzgjedhjen e antarëve të rinjë të Këshillit të Xhematit në këto Xhami dhe u bisedua për kompetencat dhe përgjegjësitë në këtë mandat 4 vjeçar, si dhe për sfidat me të cilat jemi ballafaquar në këtë kohë pandemie.

KBIGJ angazhohet që të jetë transparent dhe të jetë i angazhuar me përkushtim të plotë, në bashkëpunim me këshillat e xhemateve, për të qenë sa më pranë nevojave të besimtarëve.

Lusim Zotin të kemi mbarësi dhe sukses në shërbim të qytetarëve të komunës së Gjakovës!

Falënderojmë për viziten Këshillin e Xhamisë Hadum, i përbërë nga Arsim Domi (kryetar), Adnan Perolli, Sutki Kurshumlia, Xhavit Koshi dhe dr. Safet Hoxha (anëtarë).

Gjithashtu, falënderojmë Këshillin e Xhamisë Mulla Jusuf, i përbërë nga Muhamet Mula (kryetar), Arben Vula, Faton Bytyqi, Edmond Bytyqi dhe dr. Adnan Kida (anëtarë).


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë