Ndikimi i pandemisë Covid-19 në besimin fetar në Kosovë?


Besimi fetar në Kosovë është rritur gjatë pandemisë COVID-19

Sipas hulumtimit 83.1% e qytetarëve të Kosovës besojnë se marrëdhënia e tyre me besimin fetar është rritur gjatë pandemisë COVID-19 ka treguar kështu hulumtimi i bërë nga Akademia e Studimeve PNFBI.

Sa i përket praktikimit të ritualeve fetare para pandemisë, 62% të respodentëve i janë përgjigju se gjatë kësaj kohe kanë praktikuar shumë, 35.5% i janë përgjigjur se kanë praktikuar pak dhe vetëm 2.5% janë përgjigjur aspak.

Në kohën e karantinës me rastin e mbylljes së objekteve fetare, 87.3% kanë thënë se kanë praktikuar në shtëpi ritualet fetare ndërsa vetëm 12.7% kanë thënë se nuk i kanë praktikuar as në shtëpi.

Nëse njihni/dini për dikë që ka nisur praktikimin e fesë gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19, kësaj pyetje 64% i janë përgjigjur me po se njohin/dinë për dikë që ka nisur praktikimin e fesë gjatë kohës së pandemisë ndërsa pjesa tjetër 36% i janë përgjigjur se nuk dinë – nuk njohin dikë që ka nisur praktikimin e ritualeve fetare gjatë pandemisë.

Sa ka ndikuar ndërprerja/ndalimi i shkuarjes në objekte fetare si masë kujdesi në kohën e pandemisë, që njerëzit të rikthehen apo jo në objekte fetare, kësaj pyetje i janë përgjigjur si vijon:

39.4. kanë vazhduar të shkojnë njëjtë

35.2% kanë thënë se njerëzit kanë nisur më pak të shkojnë në objekte fetare dhe

25.4.% kanë thënë se njerëzit kanë nisur më shumë të shkojnë në objekte fetare pas karantinimit.

Vendimi për mos faljen e Bajramit i padrejtë sipas kosovarëve

Si pjesë e masave qeveritare anti-COVID-19 ka qenë dhe ndalimi i faljes së Bajramit të cilin vendim 85.9% të respodentëve e kanë konsideruar të padrejtë dhe vetëm 14.1% janë pajtuar me një vendim të tillë të Qeverisë së Kosovës.

Në anën tjetër 39.4% mendojnë se abuzimi me masat anti-COVID-19 nga ana e qeverive ka ndikuar më së shumti në mohimin dhe mosbesimin e ekzistencës së COVID-19, ndërsa se për një gjë të tillë kanë ndikuar teoritë konspirative kanë thënë 36.6% të respodetnëve. Ndërsa 23.9% mendojnë se për këtë gjë motivi mund të jenë tjetër.

Besimi fetar ka nxitur bamirësinë gjatë pandemisë COVID -19

Komuniteti fetar konsiderohet si grupi më i madh bamirës në botë e sigurisht që ndjenjat e solidaritetit shprehën dhe më veçantë në ngjarje si kjo COVID-19.

93% të qytetarëve të Kosovës konsiderojnë se është marrëdhënia e tyre me besimin fetar që ë i ka shtyrë për t’u ardhur në ndihmë personave që ishin me nevojë/ gjendje ekonomike të vështirë.

71.8% e kosovarëve mendojnë se pandemia COVID-19 ka ndikuar për t’u zgjuar ndjenjat humane dhe respekti ndërnjerëzor, ndërsa me një pohim të tillë nuk pajtohen 28.2% të respodentëve.

Besimi fetar po ndikon në tejkalimin e stresit, depresionit që ka prodhuar Pandemia COVID-19

Pavarësisht nëse COVID-19 i virus natyral apo i prodhuar në laborator, se kjo është një sprovë nga Zoti kështu e besojnë 90.1% të qytetarëve të Kosovës, ndërsa vetëm 9.9% nuk pajtohen se kjo është sprovë nga Zoti për njerëzit.

77.5% të respodentëve mendojnë se besimi fetar ka ndikuar shumë për të tejkaluar frikën/ankthin e izolimit nga pandemia COVID-19. Ky besim pak ka ndikuar edhe për 15.5% të qytetarëve të Kosovës. Ndërsa se besimi fetar s’ka luajtur rol aspak kështu mendojnë vetëm 7%.

Për të tejkaluar ankthin, stresin, depresionin që prodhon COVID-19 organizata qeveritare dhe jo qeveritare kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme për t’u dal në ndihmë qytetarëve të Kosovës. Pyetjes se nismat të cilat e përjashtojnë besimin fetar në situata si këto se çfarë efekti mund të kenë, qytetarët e Kosovës i janë përgjigjur si vijon:

Efekti i këtyre nismave është negativ 59.2%, se këto nisma s’kanë kurrfarë efekti pa përfshirë rolin e besimit fetar kështu kanë menduar 29.6% të qytetarëve, ndërsa 11.3% mendojnë se efekti i këtyre nismave mund të jetë pozitiv.

Besimi fetar nxitë për shkencë dhe zbulime

I pari që kishte ideuar karantinimin si zgjidhje në rast të paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse, ka qenë shkollari mysliman Ibn Sinai (Avi Cena) që konsiderohet edhe si themelues i mjekësisë moderne.

Por për kujdesin me rastin e paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse ka folur dhe Profeti Muhammed a.s. në shekullin e shtatë.

Profeti (a.s.) i cili thotë: “Çdo njeri (rob) që gjendet në vendin ku bie murtaja dhe qëndron në vendin tij duke bërë durim, duke kërkuar shpërblim tek Allahu dhe duke e ditur se atë nuk e godet asgjë përveç asaj që Allahu ka caktuar për të, do të ketë të njëjtin shpërblim si ai që bie dëshmor”.

Profetit (a.s.) i cili thotë: “Nëse merrni vesh që në një vend ka rënë murtaja, mos hyni në të. E nëse ajo bie në një vend ku ju jeni në të, mos dilni prej tij!

Por pavarësisht faktit që myslimanët kanë qenë nismëtarë të shkencave bashkëkohore natyrore, të nxitur nga shpjegimet e Kuranit dhe thëniet e profetit Muhammed për t’u ngritur në aspektin intelektual dhe shkencor dhe gjetur zgjidhe për problemet e njerëzit, një gjë e tillë ka kohë që po shpërfillet nga komunitetit mysliman në nivel global.

Por veçantë në dy shekujt e fundit si dhe me rastin e pandemisë COVID-19 krejt pak vende islame janë duke dhënë ndonjë kontribut rreth gjetjes së vaksinës dhe zbulimeve të tjera nga fusha e shkencave ekzakte.

Fakti që fare pak myslimanët bashkëkohor merren me studime si këto,62% besojnë se kjo është për shkak të mungesë së njohurive për fenë, ndërsa 38% besojnë se përhapje e ideologjive kinse islame brenda shoqërisë islame të projektuara nga jo myslimanët.

71.8% të respodentëve kanë thënë se nuk do merrnin vaksinën anti-COVID-19 ndërsa 28.2% kanë thënë se po do e merrnin.

Raportin e plotë me të dhëna demografike dhe grafiket mund ta shkarkoni në këtë link:.

https://www.pnfbi.com/wp-content/uploads/2020/09/Hulumtimi-Ndikimi-i-pandemise-COVID-19-ne-besimin-fetar-ne-Kosove.pdf



Akademia e Studimeve PNFBI


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë