Në një shkollë ..
Një mësuese zëvendësonte mësuesen, e cila ishte në pushim të lindjes.
Mësuesja filloi të shpjegonte mësimin.
Ajo pyeti njërin nga nxënësit dhe më pas të gjithë nxënësit filluan të qeshin ...
Mësuesja mbeti e habitur nga gjesti i tyre duke u menduar në vete, të qeshur pa arsye!
Më pas nga aftësitë e saj ajo arriti të kuptonte sekretin e të qeshurit nga nxënësit, kuptoi se pyetjen e parashtruar i kishte bërë një nxënësi që, sipas tyre, ishte nxënës i dobët dhe jo i aftë për t'iu përgjigjur pyetjes së saj.
Të gjithë nxënësit dolën ...
Ajo thirri nxënësin dhe hynë në klasë, mori dhe shkroi një poezi dhe ia dha nxënësit, i tha: Ta mësosh përmendsh këtë poezi sikurse emrin tënd dhe mos i trego askujt!
Ditën tjetër mësuesja shkroi në tabelë po të njëjtën poezi që i kishte shkruar nxënësit ditë më parë dhe e shpjegoi në formë të hollësishme kuptimin e saj, pastaj fshiu nga tabela dhe pyeti nxënësit: kush nga ju mësoi përmendsh poezinë, le ta ngrejë dorën!
Askush nga nxënësit nuk e ngritën dorën, përveç atij nxënësi i cili u ngrit dhe e tha poezinë përmendsh.
Mësuesja e falënderoi dhe lavdëroi nxënësin dhe urdhëroi që të gjithë nxënësit të duartrokasin.
Nxënësit mes hutisë dhe çudirës! Kjo skenë ishte përsëritur një javë rresht me metoda të ndryshme, lavdërime, mburrje nga mësuesja dhe duartrokitje nga nxënësit.
Pikëpamja e nxënësve filloi të ndryshonte drejt atij nxënësi.
Gjendja psikike e nxënësit filloi të ndryshonte për të mirë.
Filloi të ketë vetëbesim në vete edhe më shumë dhe nuk ishte ashtu si e përshkruante mësuesja e mëparshme.
Arriti deri në atë masë saqë ndiente në vete që ishte i gatshëm të garonte me nxënësit tjerë dhe të jetë më i suksesshëm sesa ata.
U afrua përfundimi i vitit, koha e provimeve.
Punoi shumë... këmbëngulës ... kaloi me sukses të gjitha lëndët.
U regjistrua në shkollën e mesme me shumë vetëbesim dhe interesim të lartë ... arriti edhe më shumë suksese... arriti notë mesatare të lartë dhe u regjistrua në fakultet.
Nuk mbaroi me kaq, vazhdoi t'i ndiqte mësimet pasuniversitare në nivel master dhe doktoratë.

Domethënia e tregimit

Njerëzit janë dy lloje:
• Njerëz - çelës i së mirës ... mbyllës i së keqes; stimulon, inkurajon, të merr për dore, jep shpresë dhe optimizëm ... ndien ndjenjën e të tjerëve, njeri pozitiv dhe mesazhdhënës.
• Njerëz- mbyllës i së mirës ... hapës i së keqes; dekurajues, dëshpërues, nuk kanë detyrë përveç vendosjes së pengesave dhe vështirësive para çdo gjëje serioze, shpërthejnë në të ankuar, njeri që humb çdo mbresë dhe shpresë.



Nga arabishtja: Vaxhide Bunjaku


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë