Në Xhaminë e fshatit Bec dy familje shtrijnë dorën e pajtimit

Sot, në Xhaminë e fshatit Bec u mbajt tubimi i pajtimit të familjes Amrullahi me familjen Beci.

Në këtë tubim mori pjesë edhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame dr. Valon ef. Myrta i cili vlerësoi lart këtë akt human, duke uruar më të mirat për dy familjet e pajtuara.

Falënderojmë kontribuesit për arritjen e këtij pajtimi: imamin e Xhamisë Shaban ef. Ukshini, sheh Istrefin, asambleistin Muharrem Musa, kryetarin e fshatit Shkelzen Maxhuni, drejtorin e shkolles dhe antarin e këshillit të pajtimit Marjan Ndoja, përfaqësuesin Met Alija dhe shumë të tjerë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë