Kryetari i KBIGJ-së, Dr. Valon ef.Myrta takoi këshillat e xhamive të Hankes dhe xhamive të fshatrave Lipovec e Dobrosh

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Dr. Valon ef.Myrta ka zhvilluar sot takime të ndara me këshillat e xhemateve të xhamisë së Hankes, me imam Genqer ef. Dirvari dhe xhamive të fshatrave Lipovec, me imam Elton ef. Sylmetaj, dhe Dobrosh me imam Butrint ef. Morina.
Në këto takime uruam përzgjedhjen e antarëve të rinjë dhe biseduam për kompetencat dhe përgjegjësitë në mirëmbajtjen e vakfit, si dhe për sfidat në këtë kohë pandemie.
Këshilli angazhohet që të jetë transparent dhe i përkushtuar në bashkëpunimin me këshillin e xhemateve, ku presim rezultate modeste në zhvillimin dhe kultivimin e nevojave të xhemateve në rrethet dhe teritoret e tyre të xhematit.
Lusim Zotin të kemi mbarësi dhe sukses në shërbim të qytetarëve të komunës së Gjakovës
Falënderojmë për vizitën Këshillin e Xhamisë së Hankes, i përbërë nga Genqer ef. Dirvari (imam), Lindur Zeka (muteveli), Gemb Juniku,
Shefqet Kasumaj dhe Hikmet Bajrami (anëtarë).
Gjithashtu, falënderojmë Këshillin e Xhamisë së fshatit Lipovec, i përbërë nga Elton ef. Sylmetaj, (imam), Tahir Gjugja, (muteveli), Latif Berisha, Blerim Berisha dhe Taulant Berisha (anëtarë), si dhe Këshillin e Xhamisë së fshatit Dobrosh i përbërë nga Butrint ef. Morina (imam), Ramiz Rexha (muteveli) dhe Dash Golaj (anëtarë)


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës