Fatma, hulumtuesja që rrëfen “përralla të rralla”


Fatma Shehu (KAÇELI) nga Burreli, e cila aktualisht jeton në Bursa të Turqisë.

Ajo po ndjek studimet doktoraturë në Universitetin Eski?ehir Osmangazi për “Gjuhë dhe Letërsi Turke” në drejtimin “Shkenca Folkloristike”. Përtej kërkimeve dhe punimeve shkencore të botuara në revista kombëtare, Fatma ka zgjedhur që trashëgimia folklorike të marri jetë në një formë të re të epokës digjitale për mes platformave të rrjeteve sociale.

Në kanalin e saj në instagram (https://www.instagram.com/_perralla_te_rralla_/) dhe youtube (https://www.youtube.com/channel/UChVKg3wQDv557IqIRXfQKTw) do të gjeni përralla, legjenda rrëfenja dhe tregime nga krahina të ndryshme të Shqipërisë por edhe nga kultura të tjera botërore. Gjithashtu do të gjeni edhe lojra folklorike, shumica prej të cilave janë harruar prej kohësh. Një pjesë e mirë e informacioneve janë mbledhur nga burime të ndryshme, kryesisht nga persona burimor, duke marrë në intervistë njerëz të ndryshëm, veçanërisht të moshuar.

Ideja për të ndërmarrë këtë nisëm lindi si dëshirë për të risjellur vëmendjen tek kjo lloj pasuri e trashëgimisë kombëtare e cila në kohët e sotme duket sikur është lënë pak pas dore:“Përrallat, historitë, legjendat, poezitë dhe lojërat tradicionale janë një pasuri kulturore kombëtare dhe ne duhet t’ua prezantojm brezave të rinj në mënyrë që kultura jonë të mos harrohet.” shprehet ajo



Nada Dosti
muslimania.al


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës