U mbajt ceremonia e ndarjes së certifikatave për tri gjeneratat e fundit të Akademia e Studimeve PNFBI


Sot, më datë 03.10.2020, u mbajt Ceremonia e Diplomimit për 3 gjeneratat që kanë përfunduar me sukses projektin arsimor të Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt – Akademia e Studimeve PNFBI.

Grupet e studentëve që kanë mësuar në këtë projekt në dhjetor 2019 – shkurt 2020, pastaj mars-prill 2020 dhe gusht-shtator 2020 kanë pranuar sot certifikatë pjesëmarrjeje dhe nga një dhuratë!

Kjo ceremoni u mbajt në trevjetorin e themelimit të këtij mekanzimi për arsim të KBI Ferizaj që drejtohet nga përgjegjësi për arsim i këtij këshilli prof. Gentiani Jetishi.

Për kaq pak kohë, janë 9 gjenerata studentësh kanë diplomuar/po diplomojnë, me mbi 550 studentë ndjekës, 110 të diplomuar, 50 prej të cilëve sot kanë marr certifikatat.


Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës