Qabeja në Mekë rihapet pas shtatë muajsh mbyllje nga Koronavirusi

Mbretëria e Arabisë Saudite ka rihapë vendet e shenjta muslimane për kryerjen e Umres për një numër të kufizuar besimtarësh dhe me masa të rrepta shëndetësore të dielën më 4 tetor, shtatë muaj pasi këto vende u mbyllën për shkak të pandemisë së virusit korona.
Pas protokolleve të koronavirusit, grupi i parë i haxhinjëve të Umres arriti në orët e para të ditës së djeshme, njoftoi Ministria e Haxhit dhe Umres në Twitter.
Procesi do të zhvillohet në tre faza. Në fillim, vetëm 6,000 njerëz që janë tashmë në Arabinë Saudite do të jenë në gjendje të vizitojnë vendet e shenjta çdo ditë
Zyrtarët thonë se besimtarët do të ndahen në grupe për të siguruar distancën fizike në Xhaminë e Madhe në Mekë.
Numri i tyre do të rritet në 15,000 në ditë, nga 18 tetori, dhe një maksimum prej 40,000 njerëz do të jenë në gjendje të qëndrojnë në xhami gjatë lutjeve.
Vizitorët nga jashtë do të jenë në gjendje të vijnë nga 1 nëntori, kur kapaciteti do të rritet në 20.000 besimtarë, pra në 60,000 njerëz në Xhaminë e Madhe.
Vendimi për rihapjen e Qabes ishte përgjigje e "aspiratave të muslimanëve brenda dhe jashtë vendit" për të kryer ritualin dhe për të vizituar vendet e shenjta, tha ministria e brendshme muajin e kaluar.
Ai shtoi se umreja do të lejohej të kthehet në kapacitetin e plotë sapo të qetësohej kërcënimi i pandemisë. Deri atëherë, ministria e shëndetësisë do të kontrollojë vendet nga të cilat pelegrinët lejohen të hyjnë bazuar në rreziqet shëndetësore.
Më herët, agjencia zyrtare e lajmeve SPA njoftoi se barrikada e vendosur rreth Qabës dhe Gurit të Zi të shenjtë do të mbeten në vend dhe vizitorët nuk do të lejohen t'i prekin ato si pjesë e masave kundër COVID-19.
Mesxhid al-Haram, ku ndodhet Qabeja, do të dezinfektohet dhjetë herë në ditë, sipas SPA, e cila shtoi se dhomat e karantinës janë përgatitur tashmë për vizitorët që shfaqnin simptoma të COVID-19.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi