Myftiu Tërnava priti në takim atasheun për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë z. Nevzat Akin


Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, sot priti në takim atasheun për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë z. Nevzat Akin.

Myftiu Tërnava vlerësoi lart bashkëpunimin dhe koordinimin shumë të mirë që ka me vendin mik të Turqisë. Në këtë vazhdë, ai theksoi bashkëpunimin shumë të mirë që ka me Diyanetin dhe Qeverinë e Turqisë dhe shprehu dëshirën që edhe më tej të vazhdojnë të kontribuojnë në Kosovë, duke nënvizuar se Turqia ka ndihmuar dhe po ndihmon në aspektin e restaurimit të shumë objekteve fetare e kulturore.

Nga ana e tij, atasheu Nevzat Akin falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen duke konfirmuar edhe një herë bindjen dhe gatishmërinë që edhe më shumë të intensifikohet bashkëpunimi me institucionin e Bashkësinë Islame të Kosovës.

Ai po ashtu çmoi kontributin dhe përpjekjet e Myftiut Tërnava që Kosova të jetë një vend i qetë ku pjesëtarët e të gjitha feve të jetojnë në paqe, tolerancë, harmoni, respekt të ndërsjellë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës