Në Gjakovë është shënuar java e xhamive dhe nëpunësve fetarë

Sot, në Xhaminë e Hadumit në Gjakovë është shënuar Java e Xhamive dhe Nëpunësve Fetarë.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe mushaviri për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë z. Nevzat Sabri Akin, Këshilltari i Kryetarit të Bashkësië ?slame të Kosovës Vedat ef. Sahiti dhe drejtori i Institutit të hifzit, Ismail Selim.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta pasi përshëdeti dhe i falëderoi të pranishmit për pjesmarrje, tha se ky aktivitet dëshmon për misionin dhe nevojën e xhamive në jetët tona. Xhamitë janë vende ku mësohen njohuritë fetare dhe kulturore, ku mësohet morali, drejtësia, respekti dhe dashuria. E për këtë u jemi mirënjohës të gjithë atyre që japën kontributin e tyre të rëndësishëm në edukimin dhe aftësimin e brezave.


Në fjalën e tij, z. Nevzat Akin, shprehu kënaqësinë e tij që këtë vit kjo ngjarje shënohet në Gjakovë, në një nga qytetet historike të Kosovës, e pikërisht në xhaminë më të vjetër të qytetit, në Xhaminë e Hadumit, që t’i përkujtojmë të gjithë hoxhallarët, kontribuesit e fesë, si dhe nëpunësit fetarë që kanë vepruar dhe që vazhdojnë të veprojnë, t’ju tregojmë se gjithmonë do të jemi afër tyre dhe do t’i kujtojmë.


Në fund, Këshilli i Bashkësisë Islamë në Gjakovë ndau mirënjohje për disa zyrtar fetarë: z. Jusuf ef. Elezaj, z. Muhamet Iljazi, z. Nexhdet Shllaku dhe z. Hysen Bokshi. Me motivacion kontributin e tyre shumëvjeçarë në kryerjen e punëve në KBI në Gjakovë.

















Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës