Tërshëra (Avena sativa)

Tërshëra është bimë shumëdegëshe dhe e lartë, e cila kultivohet, por gjendet edhe në gjendje të egër në ara.

Përdoret kryesisht si ushqim për kafshët por edhe në industri, sepse nga ajo bëhet kuakeri. Tërshëra ka edhe vlera mjekësore. Mielli i saj dhe kuakeri përdoren për ushqimin e njerëzve që janë të dobët-astemikë, d.m.th. është tonik i mirë dhe ndihmon në organizmin e dobësuar, te fëmijët, pleqtë dhe ata që e rimarrin veten nga sëmundjet e gjata. Valesa e kokrrave përdoret si qetësues në sëmundjet e gjoksit, në rrufat dhe në hemoptizitë. Përvalesa e miellit është purgative. Gjithashtu, valesa e kokrrave me gjithë lëvozhgat konsiderohet diuretike, kundër mbledhjes së ujit, gurëve në veshka dhe artriti. Bëhet me një grusht tërshërë në 500 gram ujë.

Gjithashtu, tërshëra e pjekur me uthull si kataplazmë është shumë e mirë për dhëmbjet e brinjëve dhe në dhembje të tjera. Kashta e saj është e përshtatshme për dyshekë jo shumë të ngrohtë për fëmijë dhe për ata që vuajnë nga sëmundjet cerebrale.

Diabetikët duhet të përdorin bukë tërshëre, pasi është shumë e dobishme. Përdoret edhe si çaj ose e përzier me kafe, për ta zëvendësuar kafen. Çaji nga tërshëra është diuretik i mirë dhe ndihmon në mënjanimin e helmeve nga organizmi, sidomos pas sëmundjeve infektive. 20 gram tërshërë në 1 litër të vluar ka shije të këndshme dhe përdoret për të forcuar organizmin.



Shkëputur nga libri:
“Mjekësia e Pejgamberit, a. s.” - Xhelaluddin Abdurrahman es Sujuti
Përktheu: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Artikulli i kaluar
Kamomili (Babunexh)
Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës