Ministri Zemaj priti në takim sekretarin e përgjithshëm të BI të Kosovës Ahmet Sadriun


Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Armend Zemaj, priti sot në takim sekretarin e përgjithshëm të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës Ahmet ef. Sadriun. MInistri Zemaj me këtë rast falënderoi dhe çmoi lartë institucionin e BIRK-ut për kontributin dhe përkrahjen e rëndësishme që ka ofruar Myftiu Tërnava dhe BIRK-u-në përgjithësi në menaxhimit të situatës epidemiologjike në vend.
Nga ana e tij sekretari e përgjithshëm të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës Ahmet ef. Sadriun falënderoi ministrin Zemaj për pritjen duke theksuar nevojën e përkushtimit dhe solidaritetit në përballimin e kësaj sfide globale të shëndetit publik. Ai mw pas e informoi ministrin Zemaj për menaxhimin e deritanishëm nëpër xhamitë e Kosovës dhe zbatimin e masave kundër Covid-19. Sadriu po ashtu tha se të gjitha aktivitetet dhe ceremonitë fetare i nënshtrohen masave dhe rekomandimeve të IKSHP-së si dhe protokolleve të OBSH-së lidhur me pandeminë COVID 19.
Ishte konkluzion i përbashkët që bashkëpunimi midis MSh dhe BIRK t’i shërbejë ruajtjes së shëndetit publik të popullatës së Kosovës.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi