Rreth manifestimit të Lindjes së Pejgamberit a.s.

Ashtu sikurse as Dielli nuk është pronë e një grupi të caktuar, sepse e tërë gjithësia ka dobi nga drita, rrezet dhe ngrohtësia e tij, po ashtu edhe Muhamedi a.s. dhe trashëgimia e tij janë pronë e tërë njerëzimit në përgjithësi.

Festimi i ditëlindjes së Pejgamberit a.s. nuk është i ngjashëm me festimin e ditëlindjes së ndonjë figure tjetër, fetare a kombëtare. E theksojmë këtë, sepse janë dhjetëra figura të mëdha të cilat i përkujtojmë dhe respektojmë për kontributin e tyre në të kaluarën e tyre, njerëz emrat e të cilëve kanë shndritur gjatë historisë. Janë njerëz që në mesin tonë kanë lënë shenja dhe gjurmë që tregojnë për kontributin, inteligjencën dhe talentin e tyre, për këtë arsye ne i lavdëroj më ata me aq sa e meritojnë për kontributin dhe veprat e tyre. Ndërkaq, Muhamedi a.s., bartësi i mesazhit të përgjithshëm, njeriu të cilin Allahu xh.sh. e zgjodhi mëshirë për të gjitha botët, ka një trajtim tjeter dhe është rast unik. Ai është lideri shpirtëror dhe intelektual i karvanit të njerëzve përderisa të ekzistojë kjo botë. Jeta e tij është shëmbëlltyrë-model, të cilin sytë e besimtarëve e vëzhgojnë në vazhdimësi, me qëllim që nga ajo të përfitojnë pastërtinë e zemrës nga mëkatet dhe pastërtinë e mendjes nga miti. Emri i Muhamedit nuk përmendet vetëm një herë gjatë vitit, atëherë kur kujtohet dhe kremtohet ditëlindja e tij, jo, ai përmendet në çdo ezan dhe në çdo namaz.
Ai përmendet në çdo ezan atëherë kur thirrësi i fton njerëzit që ta kryejnë obligimin e tyre ndaj Krijuesit dhe të triumfojnë ndaj obligimeve të jetesës dhe çështjeve të kësaj bote.Gjithashtu ai përmendet në çdo namaz, atëherë kur njerëzit qëndrojnë para Krijuesit të tyre, të përkushtuar dhe të nënshtruar ndaj Tij, duke dëshmuar Njëshmërinë e Tij. Në të vërtetë, Muhamedi a.s. është model i përhershëm për pasuesit e tij dhe shëmbëlltyrë e mirë për ata që E duan Allahun xh.sh. dhe shpresojnë në Mëshirën e Tij. Allahu' xh.sh. në Kur'an thotë: "Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke përmendur shumë shpesh Allahun." (El Ahzab, 21).
Për këtë arsye ne mendojmë se manifestimi i Mevludit (lindjes së Pejgamberit a.s.) nuk është përveçse një rast i përforcimit të besnikërisë dhe respektit ndaj trashëgimisë së tij, me qëllim që t'u përmbahemi mësimeve dhe udhëzimeve të tij në dobi të botës mbarë.
Muhamedi a.s. ishte arab me origjinë dhe gjuha e tij ishte gjuha arabe, mirëpo misioni dhe mesazhi i tij janë gjithë botërore.
Ashtu sikurse as Dielli nuk është pronë e një grupi të caktuar, sepse e tërë gjithësia ka dobi nga drita, rrezet dhe ngrohtësia e tij, po ashtu edhe Muhamedi a.s. dhe trashëgimia e tij janë pronë e tërë njerëzimit në përgjithësi.
Ne u bëjmë ftesë mohuesve të mesazhit të tij, ashtu siç u bëjmë ftesë edhe atyre që i kanë besuar mesazhit të tij, që të reflektojnë në personalitetin e Muhamedit dhe t'i studiojnë etapat e jetës së tij, të meditojnë rreth Kur'anit, po dhe Synetit të tij, të pasojnë dhe të ndjekin rrugën përmes së cilës ai formoi shoqërinë (Ymetin) islame, në mënyrë që të shohin se si formoi-zhvilloi Feja Islame një shoqëri, e cila për shumë kohë kishte jetuar në një injorancë totale në thellësi të shkretëtirës, dhe e nxori në një nga shoqëritë më të ngritura ndër popujt e botës për një gjysmë shekulli, një shoqëri qytetërimi i së cilës i paraqiti botës gjërat më të përsosura, me të cilat mund të krenohet ndokush nga parime, shkencë dhe filozofi.

Ajetet kur'anore në përputhje me të arriturat e vërteta shkencore

Ndoshta ne, njerëzit e këtij shekulli, kemi më shumë mundësi sesa gjeneratat e mëhershme për të vlerësuar figurën e Muhamedit a.s. dhe madhështinë e personalitetit të tij, sepse shkenca është në kulmin e saj dhe shumë teori shkencore të cilat janë në përputhje me atë që ka thënë ai, janë zbuluar e mbështetur praktikisht. Çdonjërit që e lexon sot Kur'anin me vëmendje, i duket sikur Shpallja të ketë zbritur tani dhe se Pejgamberi a.s. është duke e kumtuar tash, sepse ajetet e shpallura në Kur'an janë në përputhje të plotë me të arriturat e vërteta shkencore, dhe argumentet e tij janë në një vijë me logjikën intelektuale e në përputhje të plotë me kërkesat natyrore. Kalimi i kohës nuk e bën asnjërin të ndihet se Kur'anit i ka kaluar koha ose të thotë se tregimi për Muhamedin a.s. është çështje e kaluar dhe e përfunduar, jo kurrsesi.Njerëzit në përgjithësi respektojnë dhe admirojnë njeriun e drejtë e modest dhe urrejnë fanatizmin dhe tiraninë.Muhamedi a.s. është bartësi i këtyre mësimeve dhe parimeve në këtë fushë. Ai thotë: 'Allahu xh.sh. më ka sjellë shpalljen duke më thënë: Bëhuni modestë derisa asnjëri të mos mburret ndaj tjetrit, dhe asnjëri të mos i bëjë keq tjetrit'. Ai gjithashtu ka thënë: 'O ju njerëz, Zoti juaj është një, gjithashtu edhe babai juaj është një. Nuk ka dallim në mes arabit dhe jo arabit, në mes të ziut dhe të bardhit përveçse me devotshmëri-përkushtim'. (Ahmedi, vëll. 5/411.).
Divergjenca në përkatësi fetare është një dukuri e vjetër në mes njerëzve, dhe assesi nuk lejohet që kjo divergjencë në përkatësi fetare të bëhet shkak i armiqësive në mes njerëzve. Allahu xh.sh. e ka urdhëruar Muhamedin a.s. që t'u thotë të gjithë kundërshtarëve të tij: "Unë kam besuar në librat që i shpalli Allahu, jam urdhëruar të mbaj drejtësi në mes jush, Allahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj; Ne kemi përgjegjësinë e veprave tona e ju të veprave tuaja, nuk ka polemikë në mes nesh e jush; Allahu bën tubimin në mes nesh dhe vetëm tek Ai është përfundimi"! (Shura, 15)
Gjithashtu edhe atëherë kur disa fanatikë u munduan ta kundërshtonin rrugën e Muhamedit a.s. dhe të pengonin misionin e tij, Allahu xh.sh., përmes Shpalljes hyjnore, iu drejtua atyre me një qortim të lehtë, duke u thënë: "Thuaj: ''A doni të grindeni me ne për Allahun, e Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj dhe ne kemi vepra (shpërblimin e veprave) tona, e ju keni veprat tuaja. Por ne jemi (besimtarë) të sinqertë ndaj Tij". (El-Bekare, 139). Shfaqja e Muhamedit a.s. me mesazhin hyjnor ishte një befasi për të dhe për njerëzit, sepse ai nuk e kishte kërkuar dhe nuk e kishte pritur një pozitë të tillë. Lidhur me këtë, Allahu xh.sh. thotë: "Ti as nuk ke shpresuar se do të të shpallet ty libri, por kjo është mëshirë e Zotit tënd, andaj ti kurrsesi të mos jesh ndihmëtar i jobesimtarëve". (El Kasas, 86). Që do të thotë se kjo është një mirësi prej Allahut xh.sh., Ai të ka zgjedhur ty që t'i udhëzosh njerëzit, atëherë vlerësoje këtë dhunti dhe rezisto ndaj humnerës mbizotëruese në shoqëri, derisa të zbardhet e vërteta.
Këtë domethënie Allahu xh.sh. e ka përsëritur edhe një herë në ajetin tjetër, ku thotë: "Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur'anin). Ti nuk ke ditur ç'është libri (Kur'ani) as ç'është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë". (Shura, 52).

Formoi bazat e shoqërisë islame

Këto shprehje kuranore sinjalizojnë se Muhamedi a.s. ka qenë tërësisht i pastër nga egoja dhe mendjemadhësia. Ai asnjëherë nuk ka kërkuar nga pasuesit e tij që ta shenjtërojnë, përkundrazi, ai u thoshte atyre se ai ishte rob i Zotit dhe vetëm kaq. Mesazhi i tij bënte thirrje për Njëshmërinë e Zotit xh.sh. dhe nënshtrimin ndaj Madhërisë së Tij me bindje dhe vepra të sinqerta. Ai thoshte: 'Me të vërtetë unë jam rob i Zotit, ha ashtu siç hani edhe ju, ulem ashtu siç uleni edhe ju'. Një njeri e pyeti Pejgamberin a.s.: O i Dërguari i Allahut, cili njeri është më i dashuri tek Allahu? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: 'Njeriu më i dashur tek Zoti është ai më i dobishmi për njerëzit, vepra më e mirë tek Zoti është gëzimi të cilin e fut në zemrën e një myslimani duke ia larguar ndonjë brengë, apo duke ia mbuluar ndonjë borxh, apo duke ia larguar urinë; të shkoj me një vëlla timin për t'i ndihmuar diçka është mëe dashur për mua sesa të qëndroj në ltikaf në këtë Xhami një muaj; atij që e mund zemërimin që ka mundësi për ta përhapur, Allahu xh.sh. Ditën e Kiametit do t'ia mbulojë zemrën e tij me kënaqësinë e Tij; atij që qëndron me vëllanë e tij për t'i ndihmuar në ndonjë punë derisa ta përfundojë atë, Allahu xh.sh. do t'ia përforcojë këmbët e tij ditën kur do të lëkunden (dridhen) të gjitha këmbët'. (Ahmedi, ibn Hibbani dhe Hakimi.).
Shpallja kishte filluar t'i zbriste Muhamedit a.s. atëherë kur kishte mbushur dyzet vjeç dhe vazhdoi t'i zbriste për njëzet e tre vjet rresht. Gjatë këtyre dyzet vjetësh ai ishte i njohur në mesin e njerëzve si njeri i ndershëm dhe besnik, prandaj nuk kishte mundësi që të ndryshonte gjatë kohës së shpalljes. Çdo studiuesi real, i cili ndjek me vëmendje etapat e Shpalljes përgjatë njëzet e tre vjetve, nuk ka mundësi përveçse t'i mbushet zemra me dashuri ndaj këtij të dërguari, ta vlerësojë atë dhe ta çmojë në maksimum për punën që ka bërë në të mirë të njerëzimit.Gjatë atyre njëzet e tre vjetve Pejgamberit a.s. i vinte vazhdimisht Shpallja, për trembëdhjetë vjet qëndrimi në Mekë, ku përqendrimi më i madh i tij ishte besimi në Njëshmërinë e Krijuesit dhe formimi i personalitetit të mirëfilltë e parimor mysliman, e më pastaj, si rezultat i dhunës dhe shtypjes, u detyrua të shpëmgulej në Medinë, ku qëndroi për dhjetë vjet, derisa vdiq. Pikërisht në Medinë ndodhi shpallja e shumicës së normave juridike të legjislacionit islam, me çka edhe do të përmbyllej çështja e fesë. Në një hadith Pejgamberi a.s. thotë: 'Nuk kam lënë ndonjë punë të mirë, e cila ju afron tek Zoti, përveçse ju kam urdhëruar që ta bëni, ose ndonjë punë të keqe, e cila ju largon nga Ai, përveçse ju kam treguar që t'i largoheni'.
Tërë këtë e ka bërë duke e lënë në ndërgjegjen e pastër të njeriut, për se ai thoshte: 'Mirësi është morali i mirë, ndërsa e keqe është ajo që të mundon në zemër dhe e urren që ta dinë njerëzit'. Shtylla e parë në madhështinë e personalitetit të Muhamedit a.s. është mëshira e tij e gjerë dhe zemra e tij e madhe. Ai bënte shumë mund që ri nxirrte në rrugën e drejtë njerëzit e humbur.
E nëse ata refuzonin këtë gjë dhe preferonin të qëndronin në injorancën e tyre, atëherë Pejgamberin a.s. e kaplonte një pikëllim i thellë dhe ndiente në veten e tij një ndjenjë të ngjashme siç ndien prindi për fëmijën e tij, nëse ai humb të ardhmen nga pakujdesia.Muhamedi a.s., që ishte shumë i kujdesshëm për të ardhmen e njerëzve, ndiente keqardhje, ndonjëherë dhe sëmurej, kur njerëzit preferonin ateizmin ndaj besimit në një Zot, derisa Allahu xh.sh. e këshilloi që ta zbuste këtë ndjenjë pikëllimi, përmes ajeteve kuranore: /IA mos do ta mbysësh ti veten (Muhamed) pse ata nuk bëhen besimtarë?! Sikur të duam Ne, do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ata, e në qafat e tyre do t'i rrinin përulur atij". (Esh-Shuara, 3,4)

Vlera dhe merita e të Dërguarit të Allahut xh. sh.

N dërsa ata që besuan mesazhin e tij me sinqeritet e ndërgjegje të pastër dhe i vlerësuan drejt parimet që përmban ky mesazh, ata Pejgamberi a.s. i konsideronte si pjesë të tij. Në një hadith Pejgamberi a.s. thotë: 'Unë jam njeriu më i afërt i çdo besimtari, si në këtë botë ashtu dhe në Botën tjetër, ai që lë pasuri, ajo u takon trashëgimtarëve të tij, kurse ai që lë ndonjë borxh a pasardhës të varfër, atëherë ata janë nën mbikëqyrjen time'. (Buhariu.).
Bazuar në këtë lidhje shpirtërore, qiellore, janë themeluar bazat e shoqërisë islame: dashuri e dhembshuri. Besimtarët janë një shpirt në shumë trupa, ose ndjenjë e përbashkët në një trup, nëse një pjesë ndien ndonjë dhembje, atëherë ngrihen që të gjithë për ta eliminuar atë dhembje. Burimi i parë i kësaj ndjenje është zemra e të Dërguarit të Allahut xh.sh., sepse zemra e tij ishte shumë më e madhe sesa të urrente për arsye personale, ai donte një gjë për hir të Allahut dhe urrente po për hir të Allahut.Para apelit të drejtësisë dhe respektimit të ligjit, eliminohej çdo afërsi dhe respektohej ligji në përpikëri. Muhamedi a.s., në një rast kishte thënë: 'Pasha Allahun, sikur Fatimja, e bija e Muhamedit të vidhte, Muhamedi do t'i priste dorën asajNdërsa, para apelit të faljes dhe amnistisë, ai ditën e çlirimit të Mekës u tha pabesimtarëve kurejshitë: 'Çfarë mendoni se do të veproj me ju? Ata thanë: Ti je burrë i mirë dhe biri i një burri të mirë! Atëherë Pejgamberi a.s. u tha: Shkoni, se jeni të lirë'.
Prandaj nuk është e habitshme nëse zemrat përmbushen me dashuri, të paparë ndonjëherë, ndaj Muhamedit a.s. dhe, realisht, dashuria ndaj Pejgamberit a.s. është shtyllë e fesë dhe shenjë e besimit të sinqertë. E gjithë bota, që nga fillimi e deri në përfundimin e saj, nuk ka njohur ndonjë njeri të kompletuar, me biografi të pastër, me sjellje të mrekullueshme, me vendosmëri të pathyeshme, të durueshëm ndaj sfidave të ndryshme, të përkushtuar me tërë qenien e tij ndaj Zotit të tij dhe përkujtues i vazhdueshëm i Krijuesit të tij, sesa Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s .. Nuk ka mundësi ta njohë madhështinë e
të Dërguarit të Allahut përveçse njeriu, i cili ka studiuar filozofët e etikës, prijësit e popujve dhe ushtrive, si dhe themeluesit e qytetërimeve dhe shteteve. Prandaj lavdërimi ndaj Muhamedit a.s. rrjedh nga burimi i lavdërimit ndaj Zotit të tij, ky akt është fuqizim i një realiteti dhe falënderim ndaj një mirësie. Lavdërimi ndaj tij kurrsesi nuk duhet t'i ngjajë lavdërimit të llojllojshëm
të poetëve të ndryshëm ndaj personaliteteve që lavdërojnë, e as falënderimi ndaj tij nuk bën të mbetet vetëm me disa fjalë kalimthi në shenjë falënderimi ... jo, kurrsesi. Vlera dhe merita e të Dërguarit të Allahut xh.sh. është më e madh sesa ajo çfarë e cilësojnë intelektualët e profesioneve të ndryshme, kontributi që ka dhënë Pejgamberi a.s., e bën çdo besimtar borxhli ndaj tij për udhëzimin e treguar. Allahu xh.sh. thotë: “Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë. Në rrugën e Alahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë, e ta dini se të gjitha çështjet janë me vullnetin e Allahut". (Shura, 52,53).



Vedat Shabani

(Këtë temë e kam përgatitur duke u mbështetur kryesisht në librin e Muhamed el-Gazaliut "Rekaizul-Iman".)
Dituria Islame 259


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës