SHHB “Bereqeti” ndihmon shtetin e Benin-in me 1000 pako me veshmbathje


Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka dërguar ndihma për banorët e shtetit të Benin-es që shtrihet në Afrikën perëndimore.

Me këtë rast përfaqësuesit e SHHB Bereqeti kanë falënderuar bamirësit që janë solidarizuar me këtë popull. Ndihmat do të arrijnë pas 45 ditësh dhe janë gjithsej 1000 pako me veshmbathje që bamirësit patën rastin t’i dhurojnë Brenda kampanjës që zgjati dhjetë ditë. Xheladin Fazliu nga SHHB “Bereqeti” tha se kjo ndihmë është e veçantë ku janë fokusuar në grumbullimin e rrobave të verës për shkak se atje mbanë mot i nxehtë. “Kjo ndihmë vie su frymëzim nga e kaluara e jonë si popull që sipas Fazliut edhe ne kemi kaluar disa sfida dhe ky popull ka nevojë për ndihmën tonë sepse janë në gjendje jo të mirë ekonomike. Nuri Duraku një nga donatorët e shumtë të këtij aksioni tha se me kënaqësinë më të madhe iu kam përgjigjur aksionit të Bereqetit dhe është ndjenjë e mirë me iu ndihmu skamnorëve dhe në përgjithësi njerëzve që kanë nevojë. Vullnetaret e Bereqetit shprehen se grumbullimi I këtyre ndihmave nuk ka qenë e lehtë pasiqë gjendem në pandemi dhe kjo gjendje ka prekur shumë biznese duke I dëmtuar at ekonomikisht.
Mauna me veshmbathje është nisur që të shkoj mijëra kilometër larg Kosovës dhe stafi i SHHB me drejtorin Behxhet ef. Ajvazi falënderojnë të gjithë donatorët që kanë ndihmuar që ky aksion të përmbyllet me sukses. Ky shtet është vendi 80 që ka njohur shtetësinë e Kosovës në vitin 2011.
Zyrtarët e SHHB “Bereqeti” bëjnë me dije se ndihmat nuk do të ndalen dhe do të ndihmohet familjet që ka nevojë natyrisht duke u mbështetur dhe humanizmin dhe solidaritetin e qytetarëve tanë që asnjëherë nuk ka munguar përkrahja e tyre dhe besimi i tyre në SHHB “Bereqeti”.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës