Dy muslimane rizgjidhen sërish në Kongresin amerikan


Dy anëtare të të ashtuquajturit “Skuadër” të Kongresit – muslimano-amerikanet Rashida Tlaib dhe Ilhana Omar, perkatesisht nga Michigan dhe Minesota, fituan rizgjedhjen.

Gratë kongresiste që mbrojnë veprimet ambicioze të klimës, kujdesin shëndetësor për të gjithë dhe qëllime të tjera progresive, ndërsa përballen me zemërimin e Donald Trump – nuk do të jenë më të sapoardhura.

Trump shpesh sulmonte të dy kongresmenet, duke veçuar Omar, ku në një tubim të fundit, për audiencën e tij kryesisht të bardhë, tha se ato po përpiqeshin t’u tregonin atyre “si ta drejtojnë vendin tonë”.

Omar erdhi në Shtetet e Bashkuara në moshën 12 vjeç, pasi iku nga lufta civile në Somali dhe është gruaja e parë jo-bardhë që përfaqëson Minesotën në Kongres.

“Ne jemi duke ndërtuar një lëvizje që e sheh luftën time të lidhur me luftën tuaj dhe sheh një botë në të cilën të gjithë punëtorët mund të ngrihen”, tha Omar pasi AP projektoi fitoren e saj. “Ky është vetëm fillimi!”


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)