Njihuni me shkencëtaren e të dhënave dhe peshëngritësia olimpike

Ajo ashtë pjesë e minoritetit pakistanezo-amerikanë, shkencëtare të dhënash dhe peshëngritëse olimpike. Por si i bashkoni ajo të gjitha këto identitete për të kapërcyer të gjitha sfidat me të cilat përballesh kur nuk je pjesë e shumicës?
“Të qenurit minoritet nuk më ka prekur personalisht por profesionalisht kur dihet se pakicat nuk janë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në një grup njerëzish që dynden nëpër konferenca, ose përshembull, ose edhe në përditshmëri në vende të ndryshme pune.
Mbi të gjitha është e vështirë të kesh një zë në një mjedis të mbizotëruar nga meshkujt, lëre pastaj të jesh minoritet dhe akoma më e vështiri kur organizata nuk ka ekip të strukturuar të burimeve njerëzore për të dalë në mbrojtje të minoriteteve.
Shumë incidente mund të parandalohen nëse do të kishte ndonjë politikë solide të burimeve njerëzore. Mendoj se çdo kompani duhet të jetë aktive në përpjekjet e saja drejt një ambienti gjithëpërfshirës dhe të kujdesshëm. Përndryshe, mungesa e një kornize të fortë njerëzore lejon toksicitetin të veprojë në mënyra të tmerrshme që denigrojnë shëndetin mendor dhe, si pasojë, produktivitetin e biznesit.
Një fuqi punëtore produktive dhe me performancë të lartë është e arritshme përmes diversitetit dhe përfshirjes. Një organizatë duhet të jetë e angazhuar që në mjedisin e saj të vendit të punës të largohen radikalet që e dëmtojnë mirëqenien mendore. Në momentin që dikush si unë mendon se nuk ka mbështetje të disponueshme nga ndonjë pjestar i organizatës, është në interesin më të mirë të tërhiqet dhe të përqendrohet në atë që mund të bëhet për të gjetur një vend ku të ankohet dhe të gjejë përkrahje.
Nga ana tjetër sporti i peshëngritjes olimpike të ndihmon fizikisht dhe mendërisht. Fakti që kam pas gjithmonë një shpirt luftëtar dhe konkures, e ktheu këtë sport si një vlerë të shtuar sidomos për shëndetin tim mendor. Më përpara kam ushtruar Taekëondo gjatë studimeve dhe arrita nivelin e rripit të zi. Meqenëse, gratë zakonisht këshilloheshin të bënin peshëngritje të lehtë dhe disa ushtrime të lehta. Në rastin tim, unë doja të përshpejtoja trajnimin tim dhe të bëja përparim intensiv. Kur u diplomova, mësova rreth peshëngritjes olimpike – elementet e shpejtësisë, kohës, teknikës dhe lëvizshmërisë më interesuan të trajnohesha në një palestër lokale. Trajnerët e mi më vunë re dhe më përgatitën për dy vjet që më në fund të më nxisnin të garoja.

A mendon se ekziston një hendek gjinor në shkencën e të dhënave si në nivelin universitar ashtu edhe në atë të biznesit? Nëse po, si mendon se mund ta tejkalojmë kolektivisht këtë lloj barriere?

Po, një hendek gjinor në shkencën e të dhënave ekziston si në universitete ashtu edhe në biznese. Universitetet dhe bizneset në shkencën e të dhënave duhet të punojnë në mënyrë aktive për të mbyllur këtë hendek. Duket goxha pozitive dhe premtuese kur sheh se shumë shkolla fillore promovojnë në mënyrë aktive STEM midis vajzave të reja për të ndërtuar udhëheqjen e ardhshme të paanshme në këtë kontekst.
Personalisht, për momentin jam duke punuar në modelet e të dhënave për të zbuluar mashtrime, abuzime, mbipagesa, etj në hapësirën e teknologjisë shëndetësore në lidhje me pretendimet e sigurimeve shëndetësore dhe regjistrat elektronikë mjekësorë të pacientëve.
Po punoj gjithashtu në disa projekte me burim të hapur me interes të pavarur dhe si një inxhiniere vullnetare i Mësimit të Makinerisë për Omdena, “një platformë bashkëpunuese dhe ndërmarrje shoqërore ku një komunitet global i ndryshuesve krijon zgjidhje të reja dhe etike të IE për problemet e botës reale”.
Kam dëgjuar teorikisht se nuk ka femra të fushës së teknologjisë për t’u ftuar si folëse. Në një rast për të cilin jam në dijeni personalisht, organizatorët e ngjarjes informuan haptazi se nuk kishin shumë prezantuese femra. Më pas nga vetë pjesmarrët u krijua një listë e grave profesionistë me performancë të lartë dhe ia kaluan atë organizatorëve. Gjithashtu, të listuarat dolën vullnetarë që madje të ofrojnë mentorim me përvojë në përgatitjen e grave të tjera për një mundësi për të folur.
Mirëpo e rëndësishme në këtë proces është fakti se duhen aleatë meshkuj që besojnë në mundësitë e barabarta për gratë dhe vlerësojnë shumëllojshmërinë në gjini dhe të menduarit kritik.



muslimania.al


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës