Etika e hyrjes në xhami (1)


Xhamia është vendi më i dashur i Allahut. Në të bashkohen zemrat e besimtarëve, zbret mëshira e Zotit zbresin melaqet. Ajo është kalaja e besimit dhe shtëpia e çdo të devotshmi, në të hyjnë rregullisht myslimanë pesë herë në ditë për të falur pesë namazet e rregullta dhe hyjnë edhe për namaze të tjera.

Xhamia është shtëpi e Zotit dhe për të ka rregulla dhe dispozita. Dispozitat e xhamisë janë të shumta, por ne do t'i përmendim ato më të rëndësishmet Ne mund t'i ndajmë ato në disa ndarje për të na u lehtësuar kuptimi i tyre. Ato janë:
Gjërat që ndalohen në xhami;
Etika e hyrjes në xhami;
Gjërat e qortuara në xhami.

Gjërat e ndaluara

Personat të cilëve u ndalohet hyrja në xhami, janë:
Atij që do të hyjë në xhami me rroba dhe mbathje të papastra, sepse futja e papastërtisë në xhami është e ndaluar, për shkak të përlyerjes së xhamisë, kurse pastrimi i saj nga papastërtia është obligim.' Allahu xh.sh. thotë:
(Pastrojeni shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty)(2)
Kurse nga hadithet transmetohet nga Enes bin Maliku r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë:
«Pështyma në xhami është mëkat, kurse groposja e saj është fshirje e tij (mëkatit)»(3)
Groposja e pështymës në dhe të xhamisë dhe në rërën e saj bëhet vetëm atëherë kur ato nuk janë të shtruara dhe janë me dhe apo rërë, përndryshe pështyma duhet të nxirret jashtë siç është rasti me xhamitë në kohën tonë që janë të shtruara.(4)
Bedrudin El-Ajni thotë: "Nga ky (hadith) kuptohet: madhërimi (kujdesi i treguar) i xhamive nga të nxjerrat e trupit dhe ndyrësitë dhe kjo ka më shumë përparësi. Gjithashtu heqja e pështymës dhe ndyrësive të tjera nga xhamia.”(5)
Xhunubit, pastaj;
Femrës me cikël menstrual dhe e cila është lehonë i ndalohet hyrja në xhami(6) edhe nëse vetëm kalon nëpër të dhe nuk ulet, përveç në raste të domosdoshme, si: frika nga ndonjë kafshë e egër, hajni, të ftohtët e madh, etja e madhe. Në këto raste është më mirë që para se të hyhet në xhami, të merret tejemum.(7)
Këtë e argumentojmë me hadithin, të cilin e transmeton Xhesreh bint Dexhxheh, e cila thotë: “E kam dëgjuar Aishen r.a. duke thënë: Erdhi i Dërguari i Allahut, ndërsa shtëpitë e sahabëve të tij ishin të orientuara kah xhamia, andaj u tha: Hapni dyert e shtëpive tuaja në anën e kundërt të xhamisë. Pastaj Pejgamberi a.s. hyri në xhami, kurse njerëzit nuk ndërmorën asgjë, duke shpresuar se do t'u lejohet. Mirëpo ai doli para tyre dhe u tha: «Ktheni këto shtëpi në anën tjetër të xhamisë, sepse vërtet unë nuk ua lejoj (hyrjen) xhaminë femrës me menstruacione e as xbunubit».(8)
Dyert e disa shtëpive rreth xhamisë së Pejgamberit a.s. kanë qenë të hapura kah xhamia, prej tyre hynin në xhami dhe kalonin nëpër të, andaj Pejgamberi a.s. i ka urdhëruar që dyert t'i kthejnë në anën tjetër të xhamisë.(9)

Si hyhet në xhami

Shkuarja në xhami bëhet ngadalë duke ecur i qetë,(10) sepse shkuesi në namaz punon për ta arritur atë, andaj duhet të jetë i disiplinuar me etikën e tij dhe të jetë në gjendjen më të plotë.(11) Domethënë shkuarja në namaz duke qenë i qetë në të ecur, e ndihmon njeriun në përqendrim në të, ndryshe nga ai që vjen duke nxituar e hyn në namaz duke pasur mendjen të shpërndarë.
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: «Kur të hynë namazi, mos shkoni duke nxituar, por shkoni duke ecur, duke qenë të qetë. Atë që e arrini (nga namaz) faleni, kurse atë që ju ikën, plotësojeni».(12)
Hyrja me këmbën e djathtë, kurse dalja me këmbë të majtë.(13)
Transmetohet nga Muavijeh bin Karreh se Enes bin Maliku r.a. thoshte: «Prej sunetit kur të hyhet në xhami është të fillosh me këmbën tënde të djathtë, kurse kur të dalësh të fillosh me këmbën tënde të majtë».(14)
Gjatë hyrjes në xhami preferohet të thuhet: "Me emrin e Allahut dhe përshëndetjet (dhe selamet) qofshin mbi të Dërguarin e Allahut" .
"O Zot, m'i hap dyert e mëshirës Sate!”
Këtë e dëshmon hadithi, të cilin e transmeton Ebu Usejd r.a. se i Dërguari i Allahut ka thënë: «Kur dikush nga ju hyn në xhami, le të thotë: O Zot, m'i hap dyert e mëshirës Sate! ... »(15)
Në një transmetim tjetër nga Ebu Hurejra r.a. Pejgamberi a.s. ka thënë: «Kur dikush nga ju hyn në xhami, le t'i dërgojë salavat Pejgamberit a.s. dhe famiijes së tij dhe le të thotë: O Zot, m'i hap dyert e mëshirës Sate. ...»(16) Mandej thuhet duaja të cilën e ka thënë Pejgamberi a.s. siç transmetohet nga Arm bin El-As' r.a.: «Kërkoj nga Allahu i Madhërishëm, nga fytyra e Tij fisnike dhe nga fuqia e Tij e përhershme, të me mbrojë nga djalli i mallkuar!»
Gjatë daljes të dilet me këmbën e majtë dhe të thuhet: "Me emrin e Allahut dhe përshëndetjet (dhe selamet) qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!"
"O Zot, kërkoj nga Ti (të me japësh) nga mirësitë e Tua!". Ose thua: "O Zot, me mbroj nga shejtani i mallkuar!"
Këtë e dëshmon hadithi, të cilin e transmeton Ebu Usejd r.a. se i Dërguari i Allahutka thënë: « ... kurse gjatë daijes, le të thotë: O Zot, kërkoj nga Ti (të me japësh) nga mirësitë e Tua!»(18)
Në një transmetim tjetër nga Ebu Hurejra r.a., Pejgamberi a.s. ka thënë: « ... kurse kur të dalë, le t'i dërgojë salavat Pejgamberit a.s. dhe familjes së tij dhe le të thotë: O Zot, me mbroj nga shejtani i mallkuar!»(19)
Dhënia selam në kohën e hyrjes nëse xhemati janë ulur, jo të zënë me mësim apo dhikër. Por, nëse nuk është askush, apo janë në namaz, atëherë thuhet: “Paqja qoftë mbi ne nga Zoti ynë dhe mbi robërit e mirë të Allahut.”(20)
Këtë e dëshmon thënja të cilin e transmeton Amr bin Dinar se Abasi r.a. ka thënë në lidhje me ajetin vijues: «Kur të hyni në ndonjë shtëpi, përshëndetni vetveten},(21) ajo është xhamia, kur të hyni në të thuani: Paqja qoftë mbi ne dhe mbi robërit e mirë të Allahut».(22)
Falja dy rekate para uljes, në kohë kur nuk është mekruh.
Transmeton Ebu Katade Es-Sulemij r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: «Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le t'i falë dy rekate para se të ulet!»(23)
Kush ulet pa i falur këto dy rekate namaz, pastaj i kujtohet, ngrihet dhe i fal ato, ngase këto dy rekate nuk bien nga ai me ulje, për shkak se këto janë përshëndetje Zotit të xhamisë, për arsye se qëllimi i faljes së tyre është afrimi tek Zoti i Plotfuqishëm jo tek xhamia, sepse njeriu kur hyn në shtëpinë e mbretit ai e përshëndetë mbretin jo shtëpinë e tij. Andaj themi se në cilëndo kohë që falen, qëllimi arrihet.(24)
Falja e farzit apo sunetit menjëherë pas hyrjes në xhami, i zëvendëson këto dy rekate, për shkak se përshëndetja arrihet me këtë dhe nuk ka nevojë për namaz tjeter për realizimin e saj.(25) Domethënë nëse hyn në xhami me nijet për ta falur farzin si imam, ose vetëm, ose me imamin, atëherë ky namaz i zëvendëson këto dy rekate namaz tehijetu el-mesxhid nëse i fal menjëherë porsa hyn në të. Por, nëse hyrja e personit është me nijet të farzit, për shembull, por pas një kohe jo menjëherë, ai duhet t'i falë këto dy rekate para uljes së tij.(26)
Këto dy rekate është mekruh të falen:
Pas hyrjes së kohës së namazit të sabahut para farzit, për shkak të angazhimit me sunet.
Transmetohet nga Hafsa r.a., e cila thotë: «I Dërguari i Allahut nuk falej kur hynte agimi pos dy rekate të lehta».(27)
Pra, dy rekate sunet të namazit të sabahut. Pas faljes së namazit të sabahut dhe namazit të ikindisë. Këtë e dëshmon hadithi, të cilin e transmeton Ebu Seid El-Hudrij r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: «Nuk ka namaz pas namazit të sabahut derisa të lindë dielli dhe nuk ka namaz pas ikindisë derisa të perëndojë dielli.»(28)
Nëse hyn në xhami në kohën kur është e qortuar falja, siç është hyrja pas sabahut apo pas ikindisë, apo është pa abdes apo diçka tjetër, nuk i fal këto dy rekate, por preferohet të thotë: katër herë:
Subhanallah, ve-lhamdulilah, ve la ilahe il-lallah, Vallahu Ekber, ve la havle ve la kuvvete il-la bil-lah,(29) dhe në këtë mënyrë e kryen obligimin ndaj xhamisë, sikur kur hyn për ta falur namazin obligativ kur nuk urdhërohet me faljen e dy rekateve tehijetu el-mesxhid.(30)
Përmendja e Allahut sa më shumë(31) dhe shmangia nga preokupimet e kësaj dynjaje.
Transmetohet nga Enes bin Maliku r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: «Këto xhami janë për përkujtimin e Zotit të Plotfuqishëm, për namaz dhe për lexim të Kuranit.»(32)


_________________________
1. Shih: El-Bahr. 2/37, Ed-Durru el-muhtar ve hashijetuhu, 1/656-657, etj.
2. El-Bekare: 125.
3. El-Buhari, nr:415, 1/91, Muslimi, nr: 552, 1/390.
4. Shih: Sherh Ebi Davud li El-Ajni, 2/388, Umdetu el-karij, 4/149.
5. Umdetu el-karij, 4/149.
6 Në këtë nuk hyn vendfalja e bajrameve dhe xhenazes edhe pse ato e kanë normën e xhamisë. Redu el-muhtar ala Ed-Durr, 1/292.
7. Shih: El-Ihtijar, 1/13; Hasbijetu Esb-Shelbij ala Et-Tebjin, 1/56.Mexhma El-Enhur. 1/26, etj.
8. Ebu Davud, nr: 232, 1/60; Ibn Huzejme, nr: 1327, 2/284. Ez-Zejlai, në Nasbu Er-Rrajeh, 1/194, thotë: hadithi është i mirë. Ibn Haxheri, në Bulugu El-Muram, 1/33, thotë: këtë e ka saktësuar Ibn Huzejmeh. Në El-Bedra Ei-Munir, 2/558, dhe Ferbu El-Gufar, 1/45, thuhet: Ibn El-Katan ka thënë se është i mirë.
9. Merkatu El-Mefatih, 2/155.
10. El-Binajeh, 3/76, Mirkatu el-mefatih. 2/578.
11. Sherhu Ebi Davud li El-Ajni, 3/58.
12. El-Buhari, nr: 908, 2/8, Muslimi, nr: 602, 1/420.
13. Redu elmuhtar ala Ed-Durr. 1/661.
14. El-Mustedrek, nr: 791, 1/338, El-Hakim thotë: ky hadith është sahih sipas kritereve të Muslimit. Këtë e miraton edhe Edh-Dhehebi. Sunen el-kubra li El-Bejbeki, nr: 4322, 2/620.
15. Muslim, nr: 2733,3/1762, Ahmed, nr: 23607, 39/21, Sunen el-kubra li En-Nesai, nr: 810, 1/400, Sanenes-sagir li El-Bejheki, nr: 483, 1/189, etj.
16. Ibn Maxheh, nr: 773, 1/254, dhe në të thuhet: senedi i tij është sahih dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm. Po kështu Ibn Haxheri në Itihafu el-hijereh, 2/37-38, thotë: e transmeton Ibn Maxhem me sened sahih.
17. Ebu Davud, nr: 466 1/127. En-Nevevinë El-Hulasa, 1/314, thotë: e transmeton Ebu Davudi me sened të mirë.
18. Muslim, nr: 2733, 3/1762, Ahmed, nr: 23607, 39/21, Sunen el-kubra li En-Nesai, nr: 810, 1/400, Sunenes-sagir li El-Bejheki, nr: 483, 1/189, etj.
19. Ibn Maxheh, nr: 773, 1/254, dhe në të thuhet: senedi i tij është sahih dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm. Po kështu Ibn Haxheri në Itihafu el-hijereb, 2/37-38, thotë: e transmeton Ibn Maxhem me sened sahih.
20. El-Fetava el-hindijeh, 5/321.
21. En-Nur: 61.
22. El-Mustedrek, nr: 3514, 2/434, El-Hakim thotë: sahih sipas kritereve të dy shejhave. Këtë e miraton edhe Edh-Dhehebi.
23. El-Buhari, nr: 444, 1/96 Muslimi, nr: 714, 1/495.
24. El-Bahr. 2/38, Meraki el-felah, 1/148-149, Hashijetu Et-Tahtavi, fq. 394, Ed Durru el-muhtar ve hashijetuhu, 2/18, etj.
25. Shih: Durrer el-hukam ve hashijetuhu, 1/116, Fet'hu el-kadir, 2/395, El-Bahr; 2/38, Meraki el-jetah, 1/149-150, Ed-Durru el-muhtaru 2/18, etj.
26. Redu el-muhtar ala Ed-Durr, 2/18.
27. Muslimi, nr. 723, 1/500; Ibn Hiban, nr: 1587, 4/455.
28. El-Buhari, nr: 1864,3/19; Muslimi, nr: 827, 1/567.
29. Në El-Kahustanij thuhet nëse hyn pas agimit apo pas ikindisë, ai i fal këto dy rekate, por thotë: Subhanallah, La ilahe il-lallah dhe dergon salavat mbi të Dërguarin a.s. Hashijetu Et- Tahtaui, fq. 394, Redul muhtar ala Ed-Durr, 2/18, etj.
30. Hashijetu Et- Tahtavi, fq. 394, Ed-Durru el-muhtar ve hashijetuhu marrë nga Ed-Dija nga Kuti El-Kulubi, 2/19.
31. El-Fetava el-hindijeh, 5/321.
32. Muslimi, nr: 285, 1/226, Sherh meani el-athar, nr: 10, 1/14, Sunen el-kubra li El-Bejheki. nr: 4142, 2/578, etj.



Dr. Ilmije Kuqi
Dituria Islame 346


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës