Tregim i dobishëm - Namazi nënës

Tregon një nënë:
- Një ditë, derisa falja namazin erdhi vajza ime e vogël u ul pranë meje dhe më thërriste pandërprerë. Unë, normalisht, nuk kisha mundësi t’i përgjigjem, duke marrë parasysh se isha në namaz dhe siç dihet në namaz nuk lejohet të flitet.

Ppr, papritmas erdhi djali im gjashtë vjeçar iu afrua motrës së tij dhe duke pëshpëritur i tha: "Turp të kesh! Si mund të pengosh bisedën e nënës? A nuk sheh se nëna po flet me Allahun?" ....

Kur i dëgjova këto fjalë, u emocionova, ndjeva një përulësi, më erdhi turp nga vetja, sepse nuk isha e vetëdijshme për Madhështinë e Atij para të Cilit qëndroja, Allahut xh.sh. Qëndroja para Krijuesit të qiejve dhe të tokës, duke iu drejtuar Atij, duke i folur Atij, e unë nxitoja që namazin ta kryeja sa më shpejtë. Fjalët e djalit tim prekën brendësinë e shpirtit tim. Ato mbetën të gdhendur thellë në zemrën time dhe i kujtoj sa herë që filloj të fali namazin.

I Lartësuar është Allahu, Ai që na dërgon mesazhe të qartë përmes fëmijëve që të na paralajmëron neve të rriturit.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pjesë nga fjalimi i Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava për luftën e UÇK-së