Ja pse duhet të lexoni çdo ditë!

Është mahnitës fakti se, Zoti zgjodhi që fjala e parë me të cilën do të përcillej Islami, feja e vetme e pranuar tek Zoti, e vlefshme për të gjithë kombet dhe kohërat, filloi pikërisht me fjalen: Lexo!
Dikush mund të çuditet kur mendon se pse një fe kaq madhështore filloi me një fjalë kaq të thjeshtë?! Ose pse nuk filloi me urdhëresat, siç janë kushtet dhe shtyllat mbi të cilat një besimtar i këtij besimi do të duhet të përmbushë për të qenë pjesë e tij. Por jo! Sepse Zoti do njerëz që e kërkojnë diturinë përmes të lexuarit duke gjetur në këtë mënyrë të vërtetën rreth eksiztencës së TIJ dhe të mrekullive që Ai ka krijuar. Për të qenë një besimtar imirë duhet të jesh padyshim edhe një qenie njerëzore që zbaton porositë hyjnore dhe kjo bëhet e mundur nëpërmjet leximit që shpien më pas në kuptimin e drejtë të tyre.
Natyrshëm të vjen në mendje pyetja se kur ka qenë hera e fundit që ke lexuar një libër apo ndonjë revistë? Mund të thuash para shumë kohësh, mund të të vijnë në mendje dhjetëra justifikime për t'u shfajësuar se ke mjaft gjëra shumë herë më të rëndësishme për të bërë se sa të lexosh. Por jo, asgjë nuk është më me vlerë se sa të pasurit e një personaliteti të plotësuar që të bën ty një njeri të suksesshëm në jetë dhe krenarë për veten tënde, kështu që dedikoji pak kohë vetes tënde duke lexuar informacione të dobishme nga libra, revista apo portale të sigurta. Mos harro që çdo informacion mund të jetë i vlefshëm në të ardhm en e afërt dhe nuk është kurrë i tepër, përkundrazi ju siguroj që do të jetë ruajtur mirë në bibliotekën e memories për t'u nxjerrë që andej në çaste kur do të kem i vërtetë nevojë për të!
Në realitetin ku jetojm ë përsa i takon leximit gjendemi përballë dy grupeve të mëdha shoqërore. Grupi i parë ku bëjnë pjesë ata individë që realisht e duan leximin, por koha e tyre është shumë e kufizuar për shkak të axhendave të ngjeshura ditore dhe grupi i dytë i individëve që kanë aq kohë të lirë saqë mund të merren me çdo lloj aktiviteti dhe prapë koha u tepron, sepse ecin me nocionin e të bërit të gjërave, jo se realisht duhen bërë, por të asaj se duhet të bëjme diçka për të "vrarë" kohën.
Përsa i takon atyre që e duan librin, por nocioni i kohës i kushtëzon, mund t'u them se pushimet janë një periudhë mjaft e volitshme për të realizuar përveç aktiviteteve të tjera edhe leximin, kështu që mos harroni të merrni më vete veç të tjerash në çantën e udhëtimit edhe disa libra që i gjykoni si të denjë për të zënë me to kohën tuaj të vyer.
Për individët e grupit tjetër u them me plot bindje se nuk ka mënyrë më të mirë se sa leximi për të zgjidhur problemin e tyre me kohën e tepërt.
Nëse akoma nuk jeni të bindur për dobitë që mund t'u ofrojë proçesi i të lexuarit dhe rëndësinë që ai ka për ne që jetojmë në shekullin e përparimeve të mëdha, si teknologjike ashtu edhe sociale, më poshtë do të gjeni të renditura ato më kryesoret.

STIMULON MENDJEN

Studime të shumta shkencore të kryera vitet e fundit kanë nxjerrë në pah se. leximin shërben si një "palestër" për trurin duke bërë të mundur kalitje e tij nëpërmjet marrjes dhe përpunimit të informacioneve të reja dhe ruatjen prej prekjes së tij nga sëmundje që kanë të bëjnë me humbjen e kujtesës, si Alzhaimeri, Dementia.

REDUKTON STRESIN

Një ditë e ngarkuar si pasojë e një orari të zgjatur në punë apo ndonjë problemi që na ka shqetëuar për një kohë të gjatë mund të jenë disa nga burimet e faktorëve që çojnë në gjëndje stresuese, fjalë kjo që po takohet shpesh kohët e fundit.
Por, si të shpëtojmë prej saj? E thjeshtë, e merr një libër, humb në mendimet që përcjell autori i tij mes rreshtave dhe padyshim që mendja do të fillojë të mendojë rreth asaj që po ndodh aktualisht duke harruar ditën e lodhshme apo shqetësimet që janë faktori kryesor i të qenit i stresuar, gjendje kjo që është burimi potencial i shfaqjes së shumë sëmundjeve që prekin organe me funksione jetike, si zemra apo truri.

PASURON FJALORIN

Kjo pikë është e vlefshme. veçanërisht për ata që po mësojnë një gjuhë të huaj, sepse gjatë leximit ndodh që ata mund të hasin fjalë që nuk i kanë dëgjuar më parë. Por, mund të themi se edhe përdorimi i një fjale në një kuptim të caktuar të ndryshëm nga ai që jemi mësuar ta përdorim në përditshmëri bën të mundur që ky infomnacion i ri të integrohet në memorien tonë për t'u ruajtur aty dhe për t'u përdorur nga mendja jonë kur ne të kemi realisht nevojë për të.

Përmirëson të menduarit analitik

Kur përqëndrohemi në atë që lexojmë ndodh që në fund të shkrimit që sapo lexuam të jenë përballë njëri-tjetrit dy mënyra krejtësisht të ndryshme gjykimi dhe analizimi për një çështje të caktuar, kjo na mundëson që të formojmë një mënyrë analitike të të menduarit, sepse nuk e kemi parë çështjen vetëm nëpër spektrit tonë të të gjykuarit, por edhe në mënyrën se si e shohin të tjerët (që aktualisht përfaqësohen nga autori). Pra, mësimi më i rëndësishëm është se jo gjithmonë kemi të drejtë ne apo ajo që mendojmë është e saktë!

MUNDËSON AFTËSI MË TË MIRA NË KOMUNIKIM

Padyshim që komunikimi është një nga elementët kryesorë që i dallon njerëzit nga njëri-tjetri, duke nxjerrë në pah mentalitetin dhe botëkuptimet e tyre përsa i takon çështjeve të ndryshme shoqërore dhe sociale. Nëpërmjet leximit bëhet i mundur përvetësimi i fjalëve të reja dhe shprehjes në formën më elokuente të mundshme i asaj çka mendon gjë që bën të mundur një komunikim sa më efikas, që do të jetë një mjet ndihmës për të ngjitur shkallët e tua drejt një karriere të suksesshme.

FORMËSON PERSONALITETIN

Me personalitet nën kuptohen të gjitha cilësitë e karakterit tonë. Por, a janë këto cilësi pjesë e pandarë e jona qysh prej kohës që kemi ardhur në këtë botë apo ai formësohet me kalimin e kohës? Në fakt jemi ne ato që e zgjedhim rrugën në të cilën do të ecim, cilësitë me të cilat do të pikturojmë toblonë e personalitetit tonë, pavarësisht se ndikimet nga shoqëria janë të pashmangshme jemi ne ata që vendosim se çfarë na duket e duhura dhe se çfarë duhet të mbajmë sa më larg të jetë e mundur, për të patur një personalitet që na bën të ndihemi dinjitozë. Por, përderisa jemi ne ata që vendosim për veten tonë, na duhet ta pranojmë që edhe përgjegjës për atë që nuk duam të na ndodhin jemi po ne.

TË NJOHËSH MË MIRË VETEN

Të përqëndrohesh në historitë e njerëzve të tjerë reale apo imagjinare, të shtyn në një fare mënyrë të gjesh një zgjidhje për problemet e tyre ose më së paku mënyrën se si do të kishe vepruar ti po të ishe në të njëjtën situatë në të cilën ndodhen ata. Në këtë mënyrë ri arrin të zbulosh tek vetja cilësi dhe mënyra këndvështrimi që nuk e dije se ekzistonin tek ti, por që falë një ndodhie të caktuar në shkrimin që po lexon dolën në pah. Mos harro se të njohësh thellësisht veten do të thotë të njohësh mirë edhe të tjerët, sepse në thelb të gjithë jemi njerëz dhe përveç gjërave që na bëjnë të ndryshëm ka realisht aq shumë që na bëjnë të njëjtë, thjesht mendohu pak më shumë.

RRIT AFTËSINË PËR T'U PËRQËNDRUAR

Nëse nuk do të përqëndrohesh tek ajo që po lexon nuk ke për ta kuptuar kurrë atë që autori po të thotë, e jo më çështje më delikate si nënteksti apo mesazhi që autori dëshiron të përçojë përmes veprës së tij. Në këtë mënyrë përfitojmë edhe aftësinë për t'u përqënruar me atë që po merremi momentalisht.

ZHVILLON IMAGJINATËN

Mjafton të marrësh një libër në dorë dhe ke gjithë mundësitë për t'u "arratisur" për pak kohë nga realiteti ku ndodhesh për tek ngjarja që përshkruan autori dhe pse jo për të qenë një nga personazhet e tij. Ti ke mundësinë për të udhëtuar në kohë e për të qenë një nga personazhet që admiron më së tepërmi apo për të udhëtuar nëpër vende që nuk ke dëgjuar kurrë për to. Një gjë e tillë bën të mundur zhvillimin e ideve të reja, e thënë më thjeshtë një imagjinatë më e zhvilluar të bën një person më kreativ në raport me të tjerët që nuk lexojnë.

NJË MUNDËSI ARGËTlMI FALAS

Për të qenë plotësisht të sinqertë, na duhet të pranojmë se jo të gjithë i kanë mundësitë për të blerë librat që dëshirojnë të lexojnë edhe pse janë miq të mirë të tyre, sepse kërkesa për plotësimin e nevojave bazike nuk ua lejon "luksin" e të paturit të një biblioteke personale. Sigurisht që për çdo gjë ka një zgjidhje! Për të mos humbur asnjë nga dobitë dhe përfitimet që na mundëson leximi, atëherë mund të bëhemi pjesë e një biblioteke publike për të lexuar në këtë mënyrë librat që duam pa asnjë pagesë. Argëtim ky, që libri si mënyrë e të shprehurit të shpirtit artistik të shkrimarit ofrohet edhe pa pagesë ndryshe nga punimet në fushat e tjera të artit.


Sherife Kalaja
Revista Familja nr. 8-9


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pjesë nga fjalimi i Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava për luftën e UÇK-së