Gjykata austriake shpall të kundërligjshëm ligjin për ndalimin e mbulesës në shkollat fillore


Gjykata Kushtetuese e Austrisë ka shpallur si të kundërligjshëm ligjin për ndalimin e mbulesës për vajzat muslimane deri në moshën 10 vjeçare, të pa barabartë, selektiv, pengesë për arsimim si dhe kufizim i ushtrimit të traditës fetare islame.

Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Christoph Grabenwarter, tha se ndalimi shkel barazinë, të drejtën për lirinë e mendimit, botëkuptimit dhe fesë.

Grabenwarter tha se ligji synonte vetëm nxënësit muslimanë dhe shkaktonte diskriminim në sistemin arsimor.

Ai shtoi se ligji rrezikon të kufizojë mundësitë arsimore për nxënësit muslimanë dhe mund të bëjë që ato të përjashtohen nga shoqëria.

Në vjeshtën e vitit 2019 Qeveria a Austrisë aprovoi ligjin për ndalimin e mbulesës për vajzat muslimane deri në moshën 10 vjeçare. Bashkësia Islame e Austrisë që atëherë ishte kundër këtij ligji dhe arsyetimin e Qeverisë e vlerësoi si selektiv dhe përzierje në liri fetare.

Kryetari i BI te Austrisë Mr. Ümit Vural kishte theksuar disa herë se edhe BI nuk përkrah imponimin e bartjes së mbulesës për vajzat e vogla por forma e ndalimit është destruktive dhe nuk sjell produktivitet dhe se mund të gjenden metoda tjera për sensibilizimin e kësaj çështje.

Pas miratimit të ligjit nga Qeveria, Bashkësia Islame e Austrisë dërgoi ligjin në Kushtetuese dhe sot kjo gjykatë vendosi në favor të Bashkësisë Islame të Austrisë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pjesë nga fjalimi i Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava për luftën e UÇK-së