Tregim edukativ: Shakaja e keqe!

Me një shaka të keqe, një nxënësi iu ngjit një copë letër mbrapa në shpinë nga shokët e tij të klasës, ku shkruhej "Unë jam budalla".

Të gjithë nxënësit e klasës qeshnin me të gjatë gjithë kohës, për çka ai nuk dinte asgje mbi arsyen e të qeshurave.

Ndërkohë filloi ora e matematikës, mësuesi shkroi një detyrë të vështirë në tabelë.

Askush nuk qe i gatshëm të zgjidh detyrën përveç një nxënësi, këmisha e të cilit kishte letrën.

Kur filloi zgjidhjen e problemit, mësuesi vuri re letrën në shpinën e tij, "Unë jam budalla", megjithatë ai përfundoi zgjidhjen e problemit që kërkonte inteligjencë të lartë...

Më atë rastë mësuesi ju kërkoi nxënësve të duartrokisnin për të dhe hoqi letrën nga shpina e tij, duke i thënë: Duket se ti nuk di për këtë letër dhe atë që shkroi atë!

Pastaj u kthye nga nxënësit, dhe para se të dënoj autorin, i tha dy gjëra:
1. Gjatë gjithë jetës suaj, njerëzit do të vendosin letra (etiketime) me shumë gjëra të shkruara mbi to, me qellim që t‘ju tërheqin sa herë që përpiqeni të përparoni.

Nëse ai do të kishte ditur për letrën, nuk do të mund të arrinte përgjigjen.
E tëra çfarë ju duhet të bëni është ta injoroni atë dhe të dilni përpara të përgjigjeni sa herë që jeta ju lejon.

2. Nuk ka rëndësi sa është numri i miqëve tuaj. E rëndësishme është që në mes tyre të jetë dikush që mund t’i besoni, dikush që heq atë letër që dora juaj nuk e arrinë ta hjek atë.



Halil Avdulli


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pjesë nga fjalimi i Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava për luftën e UÇK-së