Me hixhab dhe pardesy laboratori: studentja 21vjeçare e doktoraturës në Kembrixh


Aisha Yusuf, një studente PhD në institutin Kërkimor të Tumorit, kohët e fundit hapi një kanal në YouTube. Pse përbën kjo një lajm, ndoshta do pyesni ju? Sepse ajo është një grua në STEM (Science Technology Engineering Math). Një grua muslimane në STEM. Një grua myslimane e zezë në STEM. Dhe ajo dëshiron të shohë të tjera si vetja – qoftë në hapësirën online, ashtu edhe në Kembrixh.
“YouTube-i im është një platformë që unë dua ta përdor për të dokumentuar udhëtimin tim nëpër Kembrixh. Ky rrugëtim do të përqendrohet rreth doktoraturës time, e cila ka të bëjë me kërkimet mbi tumorin, dhe do të flas edhe për shkencën në përgjithësi.
“Para Kembrixhit, po përpiqesha të gjeja njerëz në YouTube nga të cilët mund të frymëzohesha. Ju po përpiqeni të kërkoni njerëz që bëjnë ato gjëra që dëshironi të bëni dhe më pas duke parë ata njerëz mund të keni një ide se si do të ishte përvoja juaj kur ta arrini atë qëllim.
“Teksa lundroja nëpër YouTube ose Instagram, isha duke kërkuar njerëz me të cilët mund të kisha lidhje, njerëz që duken si unë, dhe gjithashtu njerëz që po bënin gjërat që unë doja të bëja. Kjo ndihmon të kuptoni se mund ta arrini këtë ëndërr. Ajo që kuptova është se nuk mund të gjeja me të vërtetë askënd që dukej si unë. Pra një muslimane me ngjyrë me hixhab në këtë hapësirë në internet.
Që kur jam në Kembrixh kam marrë shumë pyetje nga njerëzit nga vendi im se si është të bësh PhD në moshën 21 vjeçare, si një vajzë muslimane e zezë në Kembrixh. Atëherë sapo kuptova që po i marr këto pyetje sepse kur ata e “gugëllojnë” këtë pyetje nuk arrijnë ta gjejnë.
“Nëse shihni një problem në botë, ju jepni maksimumin tuaj për të gjetur një mënyrë për ta rregulluar atë me aftësitë tuaja. Dhe e di që kjo është një mënyrë shumë e lehtë, dhe ky është një kontribut i vogël që unë po jap në zgjidhjen e këtij problemi. Gjithashtu, mendoj se është shumë e rëndësishme të kesh dikë me të cilin mund të lidhesh drejtpërdrejtë.”
“Madje nuk keni as nevojë të flisni shumë. Të shohësh dikë, është motivim i mjaftueshëm për kaq shumë njerëz. Ju mund ta prekni këtë ëndërr, nuk është më një mendim abstrakt. Pasi kam ngarkuar videon time të parë, kam marrë shumë mesazhe nga njerëz që më thojnë se janë motivuar dhe kanë përqafuar mendësinë e “që kur të kam parë ty që po e bën këtë, edhe unë mund ta bëj këtë ”.
“Pra, të jesh në këtë lloj hapësire si grua është e rëndësishme për mua, sepse tregon për gratë në vendin tim se është në rregull të jesh ambicioze. Unë gjithashtu mendoj se është e rëndësishme të vihet në pikëpyetje pikëpamjet stereotipike të një gruaje muslimane si dikush që thjesht duhet të heshtet. Feja ime më mëson të ëndërroj, të mësoj, të kem qëllime për veten time, të ndikoj në botë, të jap, të jem bujare. Ndjej që feja na ka dhënë lirinë për të bërë gjithçka që duam. Ka shumë gra muslimane që bëjnë gjëra të mahnitshme. Të jesh një grua muslimane e zezë ndihesh si një pakicë brenda një pakice. Por kanali im nuk është e thënë që me patjetër të përfaqësoj çdo grua muslimane sepse secila histori është e ndryshme. ”



muslimania.al


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi