Fenomeni i dihatjes së qenit


Allahu i Madhërishëm në Kuranin fisnik urdhëron e thotë:
“Dhe lexoju atyre tregimin e atij që i patëm dhënë dituritë Tona, ndërsa ai u zhvesh prej tyre dhe atëherë atë e shoqëroi shejtani dhe kështu ai u bë prej të humburve. E sikur të donim Ne, do ta ngrinim lartë me atë (dituri), por ai nuk iu largua tokës (dynjasë) dhe shkoi pas epshit të vet. Shembulli i tij është si ai i qenit, të cilin nëse e përzë ai e nxjerr gjuhën, por po edhe nëse nuk e përzë ai sërish e nxjerr gjuhën. Ky është shembulli i atyre që i konsideruan të rreme argumentet Tona. Ti rrëfe tregimet (ymetit tënd) në mënyrë që ata të mendojnë.” (El A’ërafë 175-176)

Verseti i cituar, sipas komentuesve klasik fletë për një njeri tejet të ditur nga populli i Musait, a.s. i cili në një moment të dinamikës së jetës dhe epsheve të ndryshme vendosi për interesa të ngushta dhe kaluese, gjegjësisht u përpoq që diturinë e tij ta materializoj dhe të maksimizoj kënaqësitë e tija epshore, duke harruar që dituria e arritur obligon dhe zgjeron përgjegjësinë e gjerë shoqërore. Shembulli i përmendur është universal sepse në çdo vend dhe kohë ekzistojnë njerëz që arrijnë në pronësi të informative të besueshme dhe të rëndësishme në bazë të cilave mund të sjellin vendime të larta me rëndësi gjithë shoqërore.
Mirëpo, marrja e vendimeve që i trajtojnë njerëzit nuk është edhe aq në lidhje me posedimin e cilësive të formuara të karakterit. Sepse për njohjen e rrugës nevojitet vetëm dituri, ndërsa për lëvizje në te nevojitet me pas karakter të forte e të formuar (p.sh. drejtësia, ndjeshmëria në vuajtjet e të paaftëve, urrejtja ndaj padrejtësisë etj.)
Në kohën e çrregullimit të vlerave, intelektual është bërë secili që ka kohë me mbledhë informata të shumta në një vend duke i përsëritur me kapacitetin intelektual të papagallit.
Gjeni është sot një person i cili ka arritur dituri përmbledhëse dhe mjeshtri që të materializoj nëpërmjet korporatave kapitaliste.
Politikan është një person i cili mbanë kravatë, aftësi përlarëse dhe lojaliteti ndaj sistemit të korruptuar, e jo ndaj vlerave të larta.
Ndërsa qytetar i mirë është ai i cili pa shije përpinë tërë atë që tre të përmendurit i servirojnë, etj.
Zoti i botëve, në versetin e cituar në fillim, njeriun i cili mohon të vërtetën dhe virtytin duke pasur qasje në informacione, në krahasim me njeriun e rëndomtë nga masa, e krahason me qenin. Dhe në këtë krahasim thekson një cilësi të qenit e kjo është dihatja (vibracionet) e gjuhës së tij. Dridhjet janë nxjerrja e gjuhës në mënyrë ritmike, zakonisht për shkak të lodhjes, nxehtësisë, etjes, e të gjitha këto me qëllim të vendosjes së ritmit normal të frymëmarrjes.
Është interesant që qeni temperaturën e tij e rregullon nëpërmes sistemit respirator d.m.th. me avullimin e nxehtësisë nga gjuha, e cila i ekspozohet ajrit të ftohtë. Shkencëtarët pohojnë që qentë djersiten vetëm nëpërmes gjëndrave djersore të vendosura në këmbë duke lënë gjurmë të lagështa.
Është interesant që qeni dihatë, për ndryshim nga kafshët tjera, gjithmonë dhe në çdo pozitë: qoftë ulur, kur ecë, vrapon, kur është i uritur, i etur, etj. Ibn el Kajjim në veprën e tij “El–Emthal fil Kur’ani el- Kerimi” , në shqyrtimin e versetit që e përmendëm në fillim, thekson në mënyrë detale disa karakteristika të qenit, duke demonstruar në themel fjalët kur’anore. P.sh. mosdurimi i qenit kur është në pyetje etja, dihatja si shprehje e lakmisë së pangopur, serviliteti nga jashtë, tërbimi ndaj personave të panjohur, preferenca e mbeturinave të ndotura mbi ushqimin e pastër, koprracia për ta ndarë gjahun e ngordhur me qentë tjerë, robërimi ndaj seksit personal me lëvizje lutëse, orientimi i përhershëm ndaj tërë asaj që është e ndotur duke nuhatur patjetër prapanicën personale etj.
Nga interesimi gjithmonë nuhatë tokën duke lëruar në çdo gjë, nga fecesi, cofëtinat që i copëton me epsh, deri te plehu dhe gurët të cilët i brenë me lakminë e tij.
Muhammedi, a.s. ka tërhequr vërejtjen në ndyrësirën e trurit të qenit dhe gjuhës nëpërmes së cilës të gjithë helmet e qenit dalin jashtë. Mirëpo, edhe gjeneratat bashkëkohore të myslimanëve nuk janë lënë pa udhëzime të qarta kur janë në pyetje efektet anësore, d.m.th. helmet e proceseve të ndryshme civilizuese të cilat ofrohen në mënyrë agresive nga mediat. Qeni është i njohur për lojalitet, për çfarë edhe njeriu jashtëzakonisht e çmon dhe e mbanë afër edhe pse asgjë nuk i prodhon konkretisht (duke mos llogaritur qen special që janë të dresuar). Njeriu mbanë lopën sepse jep qumësht, delen sepse jep lesh dhe mish, pulat bëjnë vezë, kalin për bartje dhe kalërim, maçoku për të gjuajtur minjtë, etj. Mirëpo, qeni nuk prodhon asgjë, dhe ajo që kërkohet nga ai është bindja ndaj pronarit kur e thirr dhe cijatja e këndshme kur e lëmon, dhe këtë, natyrisht e bënë instinktivisht. Lëpirja dhe paraqitja e gëzimit për shkak të prezencës së pronarit e bënë jetën e qenit të këndshme.
Meqë krahasimi kur’anor i qenit dhe i njeriut i cili edhe pse ka arritur dituri, pason epshet e tija dhe anon nga interesat e tij të ngushta në shumë pikëpamje, na bënë të ndalemi dhe të trajtojmë një paralelizëm të caktuar i cili buron nga verseti i cituar.


Qarkullimi i pështymës në natyrë/shoqëri

Ekzistojnë njerëz të cilët edhe pse kanë dituri dhe ndërgjegje, sikur qeni, janë robër ndaj njerëzve tjerë nga interesi duke blerë animin e tyre me shërbime të vogla. Të tillët janë të varur nga lëmimi dhe lavdërimi, dhe i nënshtrohen dorës e cila i lëmon. Qeni i bindet dresimit dhe ka aftësi të konsideruar të mësimit, që e bënë mjaftë të dobishëm për njeriun (p.sh. ruan bagëtinë dhe shtëpinë, udhëheq të verbrit, hulumton drogën, eksplozivin, e kohëve të fundit zbulon edhe kancerin, etj.)
Mirëpo mësimi i tij që është tërësisht i qartë për kafshën, rezultat i ndikimeve pozitive dhe negative d.m.th. sjelljes së shpërblimit dhe dënimit, e jo ndërgjegjes së ndërtuar qartë dhe aftësive të vendosjes me kuptim dhe të pavarur sipas kësaj ndërgjegjeje.
Sistemet moderne të arsimimit të nxënësve e studentëve, pikërisht këtë mënyrë e praktikojnë, duke lëshuar nëpërmes programeve të ndryshme të dresimit dhe aftësimit që është tërësisht jokritik dhe pa qëndrim të qartë moral, që kryen detyra në kornizat e sistemeve ekzistuese, firma, organizata të cilat për këtë japin shpërblime (me të holla).
Sistemi i lartë i shkollimit të dresuar në mënyrë precize sterilizon aparatin kognitiv të njerëzve të rinj me anë të transferit mekanik të diturisë dhe profesioneve, duke zëvendësuar pavarësinë potenciale (mendimin kritik në kokat e tyre të mësuara me reaksionet stereotipe të cilat na zbulojnë mentalitetin robërues të tyre, d.m.th. kokat që janë vetëm banka (sefa) të ideve të lejuara që më parë. Edhe ky është vend ku duhet kërkuar shkaqet e konformizmit intelektual i cili transformon potencialet shumë të mëdha në sisteme mizere pseudoshkencore.
Jetojmë në kohën në të cilën sa më e vogël që është vetëdija njerëzore aq më i madh bëhet lojaliteti ndaj padronit.
Qeni nuk ka aftësi të mendimit kritik dhe nuk është në gjendje ta vlerësoj karakterin njerëzor duke marrë qëndrim të qartë ndaj njerëzve me profil dhe koncept të ndryshëm. Qeni plotësisht i nënshtrohet pronarit të tij duke marrë traditat dhe veset e tij, bile me besnikëri imiton disponimin dhe karakterin e tij. Nëse pronari i qenit është i disponuar armiqësisht ndaj ndonjë njeriu mjafton që këtë ta shprehë me shikim p.sh. dhe qeni do të marrë pozë armiqësore ndaj këtij njeriu, edhe pse nuk e di as vet përse e urren.
Kjo aftësi e qenit, e adoptimit të shpejtë në kodeksin moral të pronarit, pa marrë parasysh kush është ky pronar, e bënë qenin të jetë qenë d.m.th. kafshë tejet fleksibile morale me shqisa të mprehta vetëm për nevoja të veta ekzistenciale. Mirëpo është shqetësuese dhe problematike kur njeriu ose tërë populli sillet sikur qeni ndaj pronarëve të tyre të cilët momentalisht janë dominant në pikëpamje ekonomike dhe politike, duke adoptuar në tërësi kodeksin moral personal dhe qëndrimet sikur të atyre.
Ky qëndrim poltronik pa asnjë thermi kritike ushqen krim dhe krijon kultin e individit të letrës, si dhe imperatoritë e fryra artificialisht, të cilët rritën në iluzione të nxitura me cijatje të këndshme dhe lëvizje të bishtit ndaj poltronëve.
Shkaqet e mallkimit të faraonit si përfaqësues më eklatant i krimit dhe pushtetit të padrejtë qëndron në lojalitetin e qenit, të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij të cilët me konstruktime gjuhësore ushqenin iluzionet e tij:
“Të parët nga populli i faraonit thanë: ‘A do të lejosh Musain dhe popullin e tij të bëjnë përçarje në tokë dhe të braktisin ty dhe zotat e tu…”( El A’rafë, 127)
Në versetin e cituar qartë theksohet poltroniteti i dijetarëve dhe njerëzve me fame në sytë e popullit. Ata silleshin sikur qeni, nga se të folurit e tyre ishte sikurse dihatja e qenit lakmues i nxitur nga nevojat personale.
Edhe ky verset, natyrisht është universal, sepse secili vend dhe në çdo kohë i ka udhëheqësit dhe popullin e thjeshtë. Dhe shumë shpesh dikush në sytë e popullit të rëndomtë mundet me qenë i ditur dhe i madh, ndërsa në sytë e Allahut të Madhërishëm qen i thjeshtë me ambiciet po të qenit të thjeshtë. Mu për këtë, personi i cili ka dije të caktuar para se të hapë gojën duhet të dijë përse e bënë këtë, çfarë dëshiron të arrij me fjalën e tij dhe athua të folurit e tij anon kah epshet e ulëta ose nevojat sublime.
Vetëm shoqëritë që kanë masën e shëndosh kritike të aftë për të ftuar udhëheqësit e tyre në përgjegjësi dhe me i ballafaquar qartë me parregullsitë e tyre nëpërmes mekanizmave të ndryshme të drejtësisë, pavarësisht nga ideologjia religjioze e civilizuese, meritojnë drejtësi dhe bekim.
Koncepti edukues i cili nuk ka ushtrimin praktik të gjeneratave të reja për kundërvënie të argumentuar të autoriteteve të ndryshme d.m.th. nëse nuk e potencon trimërinë verbale dhe sinqeritetin si vlerë- prodhon grumbull ankues, lëpirës dhe gënjeshtar.
Mu për këtë edhe potencimi i Pejgamberit,s.a.v.s. për këtë fenomen:
“Xhihadi më i mirë është fjala e folur në fytyrë të sundimtarit tiran.”
Mallkimi i pushtetmbajtësve (funksionarëve në shtetet islame si dhe mallkimi i liderëve bashkëkohor politik qëndron në bashkëpunëtorët e ngushtë të tyre me lojalitet qeni, ndërsa ata kënaqen me një asht të hedhur dhe mundësin që të dihatin në afërsinë e sundimtarit. Nëse vërejmë mediat (në kuptimin e gjerë të fjalës) do të shohim dihatjen e tyre d.m.th. të folurit, të boshatisur pa asnjë ide origjinale ose koncept me të cilin arrijnë mirësi kolektive ose mënjanojnë dëmin kolektiv. Të folurit e tyre nuk është rezultat i vetëdijes së lartë shoqërore, por rezultat direkt i nevojës fiziologjike më të ulët i motivuar me lakmi dhe interes të ulët personal (p.sh. nga nevojat materiale dhe psikologjike: nevojat për famë, ndjenjën ekzistenciale, narcizoide, dhe zbrazjet më banale emocionale, etj). Të vetëdijshëm për mungesën e ideve të tyre, ata e dinë që aduti i vetëm është lojaliteti ndaj zotërinjve të vet, e që këtë e shprehin me forma të ndryshme të dresurës duke përsëritur logot demagogjike në të gjitha situatat.
Për këtë Pejgamberi, s.a.v.s. thekson që xhihadi më i mirë është përpjekja aktive në rrugën e sistemit të drejtë të një shoqërie nëpërmes paraqitjes publike të mendimit kolektiv i cili trajton më përgjegjësit për padrejtësitë në shoqëri.

Konkludim

Tërë ajo shoqëri ku nuk mund të gjinden individ trima dhe të përgjegjshëm, të cilët do të shfrytëzonin mekanizmat adekuat për thirrje në përgjegjësi të funksionarëve të vet, do të dënohet mu nga këta funksionar. Mentaliteti i faraonit rritet në terrenin e frytshëm.
Malkomi duke komentuar mospasimin e pushtetit ekzekutues dhe ligjvënës të vendit dhe kohës së tij, vërejti që edhe ujqit politik dhe dhelprat politike i takojnë familjes së qenit. Dhe ai jetën e tij e ndërtoi në mbështjellësit atmosferik të shoqërisë amerikane duke ndikuar në reduktimin e elementëve rrotullues të segregacionit dhe racizmit.
Sa më herët njerëzit të kuptojnë adhurimin ndaj Krijuesit të Plotfuqishëm, aq më shpejtë do të largohen nga procesi i robërimit ndaj njerëzve (epsheve, kultit të njerëzve dhe karakterit të qenit, duke ndërtuar aktivisht shoqëri, djemtë dhe vajzat e të cilëve do të jenë të mëdhenj e të ditur në sytë e Allahut të Madhërishëm, në sytë e Pejgamberit s.a.v.s. dhe në sytë e besimtarëve tjerë.



Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pjesë nga fjalimi i Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava për luftën e UÇK-së