Konkurs për fotografinë e vitit 2021 - Xhamitë e Kosovës




Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës
Drejtoria për Kulturë dhe Veprimtari Botuese

Shpallë:

KONKURS PËR FOTOGRAFINË E VITIT 2021 “XHAMITË E KOSOVËS”

Me qëllim të afirmimit të vlerave kulturore dhe fetare të vendi tonë, organizojmë konkursin e parë për foton më të mirë të vitit me motive nga arkitektura islame e Kosovës.
Kushtet dhe mënyra e pjesëmarrjes:
1. Fotot duhet të paraqesin xhamitë ose objektet tjera islame, përbrenda ose nga jashtë (enterier, kaligrafi, murale, dekorim, eksterier etj).
2. Fotot duhet të jenë origjinale dhe të papublikuara më parë, me gjerësisë së paku A4 dhe 300dpi.
3. Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë artistët profesional dhe amatorë.
4. Një konkurrues ka të drejtë të konkurroj çdo muaj, por të dërgoj vetëm një foto gjatë muajit, dhe nuk mund të marr pjesë në muajt tjerë me të njëjtin subjekt (xhami).
5. Çdo fund muaji do të shpallet fotoja e muajit.
6. 3 fotot më të mira të çdo muaji, do të garojnë për foton e vitit 2021.
7. Fotot në formë dixhitale, me emrin e autorit, nr kontaktues, emrin e xhamisë dhe vendit ku ndodhet, të dërgohen në emailin: xhamitekosoves@bislame.net, deri me 28 të muajit konkurrues.
8. Vlerësimi i fotove
a) Vlerësimi i fotos më të mirë të muajit, do të bëhet çdo muaj, përmes numrit të pëlqimeve, komenteve dhe shpërndarjeve nga faqja jonë zyrtare në facebook.
b) Vlerësimi i fotos më të mirë të vitit do të bëhet në dhjetor, po ashtu përmes numrit të pëlqimeve, komenteve dhe shpërndarjeve.
c) Vlerësimi i pikëve:
- një pëlqim (like) = 1 pikë,
- një koment (coment) = 2 pikë,
- një shpërndarjeje (share) = 3 pikë.
9. Shpërblimet:
• Shpërblimi i fotos së muajit = Libër nga botimet e BIK
• Shpërblimi i fotos së vitit:
a) Vendi i parë = 500 euro + libra nga botimet e BIK
b) Vendi i dytë = 300 euro + libra nga botimet e BIK
c) Vendi i tretë = 200 euro + libra nga botimet e BIK.
10. E drejta e autorit:
a) Emri i autorit do vendoset në fotot e printuara, në ekspozitë dhe botime, si dhe në çdo përdorim në mediat sociale.
b) Foto është pronë e organizatorit.
Fotot fituese të muajit do të publikohen në revistën “Dituria Islame”, në kalendarin/takvimin e BIK-ut, si dhe në botimet tjera të BIK-ut. Ekspozita e fotografive do të organizohet me rastin e ndarjes së çmimeve.
Për informata shtesë na shkruani në emalin e prezantuar më lartë!

Ju dëshirojmë sukses!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pjesë nga fjalimi i Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava për luftën e UÇK-së