Saima Mohsin, gruaja e para muslimane si prokurore federale në SHBA

Saime Mohsin, e lindur në Pakistan, është zgjedhur si zëvendësprokurore e përgjithshme për shtetin e Miçiganit duke hyrë në historinë amerikane si “gruaja e parë myslimane që emërohet në një detyrë në tillë në ShBA”.

Duke e përshkruar emërimin si "një nder të madh", Mohsin tha, "Unë jam thellësisht e përkushtuar për të përmbushur misionin tonë themelor për të zbatuar me besnikëri ligjin dhe për të kërkuar drejtësi për të gjithë."

Detyrën e re 52-vjeçarja Mohsin do të fillojë ta ushtrojë më 1 shkurt. Që nga viti 2020 ajo punon në sektorin e drejtësisë, përfshi edhe detyrat e prokurores federale në Nju-Xhersi dhe Nju-Jork. Ndërsa nga viti 2018 e këtej ajo ka qenë zëvendësja kryesore në prokurorinë federale të Miçiganit.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim