Në Malin e Zi ka filluar zyrtarisht funksionimi i Radios islame


Pesë vite pas marrjes së frekuencave dhe dy vjet pas transmetimit të programit eksperimental, radio e parë islame në Mal të Zi - Radio Fatih, filloi transmetimin e emisoneve të veta.
Radio Fatih, aktualisht mund të dëgjohet vetëm në territorin e Podgoricës. Por, deri në fillim të muajit të Ramazanit planifikohet që marrësit të vendosen në të gjitha qytetet e këtij vendi ku jetojnë muslimanët.
Fuad ?eki?, kryeredaktor i Radio Fatih, thotë se ështe përgatitur një repertor i gjerë programesh. Programi i mëngjesit tashmë ka filluar, si dhe emisionet informuese.
"Që nga viti 2015, Bashkësia Islame në Mal të Zi ka arritur të merr frekuencat dhe të themeloj Radio Fatih. Kemi marrë frekuenca në tetë lokacione. Për shkak të mungesës së pajisjeve, nga viti 2018 kemi filluar transmetimin vetëm në zonën e Podgoricës. Tani po punojmë intensivisht në pajisjen e shtatë vendeve tjera. Dhjetë ditë më parë, kemi filluar të plotësojmë orarin tonë të programeve. Kemi një pjesë të programit që shkon drejtpërdrejt dhe dalë ngadalë jemi duke emituar disa emisione që tashmë i kemi regjistruar. Tre muajt e fundit, kemi punuar intensivisht në përgatitjen e programit tonë, në përgatitjen e emisioneve në fushën e sportit, kulturës, arsimit, fesë dhe muzikës shpirtërore. Kemi përgatitur një repertor që do të vjen në jetë me kapacitet të plotë në muajin e ardhshëm. Ndërkohë, presim që pajisjet të vijnë të instalohen në këto vende, Plavë, Gusi, Petnjice, Rozhajë, Bari dhe të gjitha vendet tjera që janë paraparë në vitin 2015“, thotë ?eki?.
Ai kujton se Radio Fatih është radio fetare, por ekziston dëshira që feja të paraqitet si pjesë integrale e jetës që hyn në të gjitha segmentet tjera.
"Kur flasim për Islamin në Mal të Zi, ne gjithmonë përpiqemi të paraqesim atë që është Islami tradicional 500 vjet më parë, përmes emisioneve të ndryshme. Pra, ne kemi një emision rreth kulturës dhe traditës, i cili paraqet gjithçka, nga mënyra se si hyjmë në shtëpi, zakonet, mirëmbajtja e higjienës, përgatitja e ushqimit, etj. Pastaj, historia rreth xhamive, ndërtimit të tyre. Tani për tani, jemi duke transmetuar informacione, programin e mëngjesit, emisionin “Në ditën e sodit”, emisioni “Retrospektiva”, mësimin e pjesëve nga Kurani, si dhe transmetimin e regullt të thirrjeve për namaz", tregon Cekic.


Nuk ka artikull pas ketij.