Artistja nga Skenderaj, synon për herë të tretë të thyejë rekordin botëror Guiness



Arbnora Fejza – Idrizi nga Skenderaj, po synon që për të tretën herë të thyejë rekordin botëror e të jetë pjesë e Librit të Rekordeve – Guiness.

Artistja merret me artin e palosjes së letrës e njohur si origami. Ajo ka arritur që të finalizojë mozaikun me origami, të flamurit të Republikës së Kosovës të madh mbi 1,200 metra katrorë duke vendosur me mjeshtëri të rrallë 127,400 letra origami.

Ky punim synon që të vendos një rekord të ri botëror në Guiness, ndërsa vlerësimi do të bëhet brenda 10 ditësh.

Rekordin e parë ajo e theu me lulen më të madhe në botë të punuar me vetëm një fletë, rekord që e mbante Franca dhe më pastaj me vazon më të madhe nga letra.