Tregim edukativ - shiko anën tjetër të jetës sate!


Një shkrimtar i njohur ishte ulur në shtëpinë e tij dhe me laps në një letër shkroi sa vijon:
“Kaloi edhe ky vit dhe më solli këto ngjarje:
- Në vitin që kaluam, u operova nga fshikëza e tëmthit;
- I mbusha gjashtëdhjetë vjet, jeta më kaloi shpejt;
- Ndërpreva të punoj një punë të rëndësishme në shtëpinë botuese në të cilën kam punuar 30 vjet;
- Në të njëjtin vit vdiç babai im i dashur;
- Djali im i madh pësoi aksident trafiku dhe për këtë ende nuk ka diplomar në fakultetin e mjekësisë.
Sa vit i keq për mua.”
E la letrën në tavolinë dhe doli nga dhoma.
Pas pak, bashkëshortja hyri në dhomën e tij të punës dhe hapi letrën të cilën e kishte shkruar bashkëshorti i saj për ngjarjet që i kishin ndodhur vitin e kaluar.
Mirëpo, kjo grua fisnike mori një letër tjetër dhe e vendosi pranë letrës së bashkëshortit.
Nuk kaloi shumë kohë dhe shkrimtari u kthye në dhomën e tij të punës dhe u habit kur pa një letër tjetër pranë së tijës. E mori dhe e njohu shkrimin e bashkëshortes së tij.
Në letër shkruante:
“Vitin e kaluar më ndodhën ngjarjet në vijim:
- Më në fund e gjeta zgjidhjen e dhembjeve shumëvjeçare në bark, pasi u operova nga fshikëza e tëmthit;
- Vitin që lashë pas i mbusha gjashtëdhjetë vjet dhe faleminderit Allahut, shëndetin e kam të mirë;
- Në të njëjtin vit, i mbusha tridhjetë vjet nga suksesi im i të shkruarit dhe botimit, dhe sikur erdhi koha që të pushoj pak;
- Babai im vdiç në moshën 85 vjeçare, por faleminderit Allahut, vdiç i qetë, pa dhembje të mëdha, pasi që tërë jetën e tij ia përkushtoi Allahut me nder dhe besnikëri. Nuk ishte në krevat dhe as nuk u bë barrë e familjes së tij;
- Djali im e përjetoi aksidentin në komunikacion, por faleminderit Allahut, pa kurrfarë pasojash dhe komplikime të përhershme.”
E përfundoi bashkëshortja mesazhin me fjalët:
“Sa vit i bukur në të cilin mbipeshuan gjërat e bukura mbi të këqijat. Falënderojmë Allahun për të gjitha.”


Ne njerëzit e rëndomtë shikojmë vetëm atë që na mngon, pa pasur vëmendjen në atë që gjithmnë e posedojmë.
Për këtë, mos të na ndodh që, për atë që në shikim të parë na duket e cunguar, të harrojmë ta falënderojmë Allahun në atë që na ka dhënë!
Allahu i Madhërishëm thotë:
“S’ka dyshim se Zoti yt është shumë bamirës ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk e falënderojnë.” (En - Neml, 73)



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Artikulli i kaluar
Si hapen dyert e mëdha
Nuk ka artikull pas ketij.