Ramazani 2021: namazi i teravive në Xhamia e Pejgamberit a.s. nën masat anticovid


Lutjet do të kryhen nën respektimin e masave anti covid

Autoritetet Saudite kanë njoftuar se Xhamia e Pejgaberit a.s. në Medine do të hapë dyert për faljen e namazeve të teravive gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Sipas Agjencisë Saudite të Shtypit, Presidenti i Përgjithshëm për Çështje të Xhamisë së Madhe dhe Xhamisë së Pejgamberit a.s., Dr. Abdul Rahman El Sudais, tha të Shtunën se Xhamia e Pejgamberit, ose Masjid an-Nabawi, në Medine do të hapë dyert për besimtarët duke u përmbajtur masave paraprake anticovid.
Xhamia do të akomodoi maksimum 60,000 besimtarë në të njëjtën kohë, shtoi Al Sudais.
Sipas autoriteteve Saudite, Xhamia e Pejgamberit (a.s) do të mbyllet gjysmë ore pas namazit së teravive dhe do të hapet dy orë para namazit të sabahut.
Xhamia do të jetë e hapur gjatë gjithë kohës vetëm në dhjetë ditët e fundit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Arsim ef. Morina - Pjesë nga Kurani