Dr. Ibrahim Karimi, zbuloi se Esmaul Husna, emrat më të bukur të Allahut xh.sh., kanë fuqi shëruese për shumë sëmundje. Ai shfrytëzoi metodat precize të nxitjes së energjisë në trupin e njeriut dhe zbuloi që secili emër I Allahut nxitë energjinë në sistemin imunologjik në trupin e njeriut, ashtu që të veprojë në mënyrë efikase në pjesët ideale të caktuar.
Dr. Karimi zbuloi se përmendja (dhe recitimi) i emrave të bukur të Allahut sjell në përmirësimin e bioenergjisë në trupin e njeriut. Pas tri viteve të studimit, ai arriti te këto rezultate:
1. Veshët – Es Semi’ (Dëgjuesi, që dëgjon mirë çdo gjë);
2. Eshtrat – En Nafi’ (Dobiprurësi);
3. Cipa e eshtrave – El Bedi’ (Shpikësi, Krijuesi i ekzistencës nga mosqenia);
4. Gjuri – Er Rrauf (I Dhembshuri);
5. Flokët – El Bedi’ (Shpikësi, Krijuesi i ekzistencës nga mosqenia);
6. Zemra – En Nur (Ndriçuesi, Allahu është dritë e qiejve dhe e Tokës);
7. Muskujt – El Kavijj (I Forti);
8. Çrregullimi i ritmit të zemrës – El Vehhab (Dhuruesi, që u dhuron krijesave të Tij mirëqenie dhe mirësi të panumërta);
9. Muskuli i zemrës – Er Rrazzek (Furnizuesi, Ai që furnizon çdo krijesë me nevojat jetësore, pa marrë parasysh a është besimtar apo jobesimtar);
10. Nervat – El Mugni (Dhënësi i pasurisë, Ai që i jep mirësi e pasuri atij që do prej krijesave);
11. Arteriet – El Xhebbar (I Gjithëfuqishmi, Mbizotëruesi ndaj çdo gjëje);
12. Lukthi – Er Rrazzek (Furnizuesi, Ai që furnizon çdo krijesë me nevojat jetësore, pa marrë parasysh a është besimtar apo jobesimtar);
13. Kanceri – El Xhelil (Fisniku dhe Madhështori);
14. Gjëndra tiroide – El Xhebbar (I Gjithëfuqishmi, Mbizotëruesi ndaj çdo gjëje);
15. Kofsha – Er Rrafi’ (Lartësuesi, është Ai që ngre dhe lartëson të dashurit e Tij);
16. Migrena – El Ganijj (I Pasuri);
17. Arteriet e syrit – El Muteali (I Gjithëlartësuari, Ai është i zhveshur nga çdo përngjasim me krijesat);
18. Veshkat – El Hajj (I Gjalli, ky është Allahu që di çdo gjë dhe që i mjafton fuqia e Tij për çdo gjë);
19. Zorra e trashë – Er Rrauf (I Dhembshuri);
20. Zorra e hollë – Er Rrazzek (Furnizuesi, Ai që furnizon çdo krijesë me nevojat jetësore, pa marrë parasysh a është besimtar apo jobesimtar);
21. Mëlçia – El Nafi’ (Dobiprurësi);
22. Pankreasi – El Bari’ (Filluesi, që krijoi krijesat pa ndonjë model paraprak, dhe që Vullneti i Tij është zbatuar dhe zbatohet nëpërmjet urdhrit hyjnor “bëhu”);
23. Depozita hyjnore – En Nafi’ (Dobiprurësi);
24. Mitra – El Halik (Krijuesi, që ka krijuar tërë këtë ekzistencë, që e shohim dhe që nuk e shohim, Krijues i vetëm dhe i Pashoq);
25. Fshikëza urinare – El Hadi (Udhëzuesi, Ai që krijoi çdo gjë e pastaj i udhëzoi);
26. Reumatizmi – El Muhejmin (Mbizotëruesi, Mbikëqyrësi, Mbrojtësi);
27. Prostata – Er Rrashid (Frymëzuesi, Udhëzuesi, i Urti);
28. Nervat e syrit – Edh Dhahir (I Dukshmi);
29. Hipofiza – El Hadi (Udhëzuesi, Ai që krijoi çdo gjë e pastaj i udhëzoi);
30. Tensioni i lartë – El Hafid (Përulësi, Ai që përul dhe nënçmon çdo mendjemadh e tiran);
31. Mushkëritë – Er Rrazzek (Furnizuesi, Ai që furnizon çdo krijesë me nevojat jetësore, pa marrë parasysh a është besimtar apo jobesimtar);
32. Timusi – El Kavijj (I Forti);
33. Gjëndra mbiveshkore – El Bari’ (Filluesi, që krijoi krijesat pa ndonjë model paraprak, dhe që Vullneti i Tij është zbatuar dhe zbatohet nëpërmjet urdhrit hyjnor “bëhu”);
34. Flokët (Alopecia) – El Xhelil (Fisniku dhe Madhështori);
35. Zgavrat e hundës – El Latif (I Buti); El Ganijj (I Pasuri); Er Rrahim (Mëshirploti);
36. Sytë – En Nur (Ndriçuesi); El Besir (Vështruesi); El Vehhab (Dhuruesi).
Vendosni shuplakat e duarve në vendin e dhembjes dhe lexoni emrat e Allahut, duke thënë p.sh.: “Ja Semi’, ja Semi’... ose ja Latif, ja Latif..., ose ja Vehhab, ja Vehhab...”, sipas sëmundjes suaj, derisa dhembja të kalojë dhe të shërohet, inshallah.
Mbani në mend, këto janë rezultatet e përmendjes së emrave të Allahut dhe varen plotësisht nga dëshira e Allahut.
Mashallah!
Përktheu dhe përshtati:
Prim. dr. med. sc. Ali F. Iljazi